Më herët gjatë ditës është shpërndarë një video ku shihet që një qytetare gati sa nuk është goditur me veturë nga një vajzë, e që kjo e fundit më pas edhe e ka kërcënuar dhe ofenduar qytetaren.
Në videon e shpërndarë dëgjohet vajza duke i thënë qytetares se ajo e ka babin prokuror.
E rreth këtij rasti, bëhet e ditur se Prokuroria ka filluar të marrin masa ndaj vajzës që ka kërcënuar qytetaren.
“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Laureta Ulaj.
Përndryshe, përveç kërcënimeve që vajza ia ka bërë qytetares, ajo dëgjohet edhe duke e sharë me fjalë banale këtë të fundit.
LEXO EDHE: