Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Kaçanik, nën dyshimin për posedim dhe përdorim të paautorizuar të armës së zjarrit.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, më 2 qershor, rreth orës 22:30, pasi autoritetet pranuan informatë se në fshatin Kovaqec ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Pas veprimeve hetimore, i dyshuari u arrestua dhe arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale. Me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.


