Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që dyshohet se është përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
I dyshuari është arrestuar për shkak se dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit Naim Murselin dhe Granit Plavën.
Raportohet se i dyshuari është 49-vjeçar, nga fshati Novosellë i Gjakovës.
Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.
Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.
Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.


