KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Policë izraelitë na kontrolluan”, FFK-ja del me sqarim për deklaratën e Muriqit: Është keqkuptuar
Sport

“Policë izraelitë na kontrolluan”, FFK-ja del me sqarim për deklaratën e Muriqit: Është keqkuptuar

Kosova News
Kosova News 08:49 -12/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Në aeroportin tonë të Kosovës ka pas policë të Izraelit, që kanë ardhur special të na kontrollojnë. Ne po shkojmë për sport jo të luftojmë”.

Kështu ka thënë sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, gjatë së shtunës në lidhje me një kontroll policor në aeroportin e Prishtinës, deklarim i cili ka bërë që Federata e Futbollit të Kosovës të dalë me sqarim.

Federata e Futbollit e Kosovës ka deklaruar se prononcimi i futbollistit Vedat Muriqi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar.

“Federata e Futbollit e Kosovës dhe futbollisti i ekipit kombëtar, Vedat Muriqi sqarojnë opinionin publik se prononcimi në lidhje me kontrollin policor në aeroportin e Prishtinës është keqkuptuar. Në prononcimin e tij të sotëm, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtruar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit”, thuhet në sqarimin e FFK-së.

Sipas komunikatës së lëshur nga FFK, futbollisti Muriqi i është referuar kontrollit të nënshtuar në muajin mars, para udhëtimit të ekipit kombëtar të Kosovës për në Tel Aviv dhe “e ka ndërlidhur atë rast me nivelin e sigurisë për ndeshjen e 12 nëntorit”.

“Përndryshe Federata e Futbollit e Kosovës është falënderuese për bashkëpunimin e madh të ofruar nga Policia e Kosovës dhe organet tjera shtetërore në lidhje me aspektin e sigurisë për organzimin e ndeshjes ndaj Izraelit”, thuhet në reagimin e Federates.

Sonte në orën 20:45, në stadiumin e qytetit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja kualifikuese përEURO2024, në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe Izraelit.

Sonte përballja Kosovë-Izrael, këto janë të gjitha masat e sigurisë para ndeshjes

Gjithashtu lexoni:

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së në grevë, kërkojnë rikthim në punë

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje

Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit

Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal

Prokuroria Speciale konfirmon raportin e KosovaNews se po hetohet kontrata për urat e reja mbi Ibër

Kosova News 12/11/2023 12/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Keqpërdor kartelën bankare të viktimës, kryen pagesa mbi 14 mijë euro
10:51 -11/07/2025
I mituri në Shtime raporton se u dhunua nga një burrë
10:25 -11/07/2025
Policia austriake do t’i lexojë mesazhet e të dyshuarve në WhatsApp?
10:25 -11/07/2025
Vdes një person në Gjakovë, ishte alivanosur pasi kishte përfunduar punën në një kompani ndërtimore
09:51 -11/07/2025
Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje
09:16 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?