Policia e Kosovës njofton se janë plagosur me armë zjarri babë e bir në Pejë, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 07:15.
Sipas Policisë, të lënduarit kanë prauar trajtim mjekësor.
“Pejë / 27.11.2023 – 07:15. Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


