Siguria publike në Kosovë vijon të sfidohet nga rastet e vjedhjeve, që prekin shtëpi dhe prona të ndryshme private.
Një rast i tillë është raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dugë të komunës së , ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë marrë dy armë zjarri.
Sipas informacioneve fillestare, rreth orës 20:20 policia është njoftuar nga një familjar i pronarit për thyerjen dhe demolimin e objektit. Nga shtëpia raportohet se janë vjedhur një pistoletë e tipit Smith & Wesson, kalibër 9 mm, si dhe një armë gjahu e modelit Salix Arms, kalibër 12 GA. Pronari i armëve thuhet se posedon leje valide për to dhe në momentin e incidentit ndodhej jashtë vendit.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetimet dhe forenzika, të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë intervistuar dëshmitarin.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve./Sinjali/


