KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pikat kufitare në veri janë ende të mbyllura
Siguri

Pikat kufitare në veri janë ende të mbyllura

Kosova News
Kosova News 09:09 -30/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për qarkullim edhe pse të enjten pas dite barrikadat e vendosura në rrugët që dërgojnë tek këto pika janë larguar, ato vazhdojnë të jenë ende të mbyllura.

Policia e Kosovës nuk ka treguar se kur pritet të hapen këto pika.

Ndërkohë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kanë thënë se nuk kanë ndonjë informatë se kur këto pika, do të hapen për qarkullim.

Jarinja dhe Bërnjaku janë mbyllur më 10 dhjetor, pasi serbët lokalë bllokuan disa rrugë, në shenjë revolte ndaj arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq. Ai u arrestuar si i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj zyrtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri dhe Policisë së Kosovës.

Barrikadat nga këto rrugë janë hequr të enjten pasdite, pasi që një ditë më herët, Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, ish-policit Pantiq, ia ndryshoi masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Ndërkaq që pika kufitare në Merdar, e cila ishte mbyllur për qarkullim më 27 dhjetor, është hapur të enjten në mëngjes. Ajo ishte mbyllur pasi që në Serbi, dy kilometra larg nga pika kufitare, ishte vendosur një barrikadë.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është

Kosova News 30/12/2022 30/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?