KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pezullohet nga puna mjeku i QKUK-së, dyshohet se pranoi 300 euro ryshfet
Lajme

Pezullohet nga puna mjeku i QKUK-së, dyshohet se pranoi 300 euro ryshfet

Kosova News
Kosova News 21:29 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Disiplinor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka marrë vendim për pezullimin e përkohshëm nga puna të ortopedit Sami Delijaj, i cili dyshohet për marrje ryshfeti.

Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës (SHSKUK).

“ShSKUK ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK-së, bazuar në Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda me nr: 2023:188627 datë 06.09.2023, ku Dr. S. D,  i  ka caktuar  Masa e Arrestit Shtëpiak, po ashtu në kuptim të shkresës zyrtare me nr. 220 datë 07.09.2023, të Drejtorit të Klinikës së Ortopedisë dhe Traumatologjisë Lokomotore të QKUK-së, vendosi  që S.D. në vendin e punës ushtrues detyre Shef i Repartit të Ortopedisë së Përgjithshme në Klinikën e Ortopedisë dhe Truamtologjisë Lokomotore të QKUK-së, i shqiptohet masa PEZULLIM I PËRKOHSHËM NGA PUNA”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Tutje, në përgjigjen e SHSKUK-së thuhet se Delijaj do të përfitojë 50 për qind të pagës së plotë gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm.

“Gjatë kohës së pezullimit të përkohshëm nga puna i punësuari përfiton 50% të pagës së plotë, duke përjashtuar çdo lloj shtese në pagë për një periudhë pezullimi deri në gjashtë (6) muaj.Ky vendim hyn në fuqi nga data 08.09.2023”, thuhet më tej në përgjigjen e SHSKUK-së.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 shtator 2023 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Delijaj, duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Në aktvendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë e parashtruar me 5 shtator 2023 për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sami Delijaj është e pabazuar.

Sipas Prokurorisë, Delijaj në cilësinë e personit zyrtar në pozitën e mjekut oroped në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), më 1 shtator 2023, pasi e kishte operuar pacientin R.M në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka kërkuar 450 euro para ryshfet nga Xh.P, ku pas negocimit të njëjtit ia merr 300 euro.

Në këtë drejtim, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Delijaj ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421, par.1 të Kodit Penal.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale”, thuhej në njoftim.

Po të njëjtën ditë, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) kishte reaguar lidhur me arrestimin e mjekut, duke thënë se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore.

Kurse, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), u tha se janë sekuestruar një shumë e të hollave, një telefon celular dhe disa pajisje mjekësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit. Nga i dyshuari në cilësi të provave janë sekuestruar një shume e te hollave, një telefon celular si dhe disa pajisje mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?