KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pezullimi i certifikatave për disa biznese, ministrja Hajdari: Asgjë më pak as më shumë – Zbatim i ligjit, shumica e mediave bojkotojnë konferencën
Ekonomi

Pezullimi i certifikatave për disa biznese, ministrja Hajdari: Asgjë më pak as më shumë – Zbatim i ligjit, shumica e mediave bojkotojnë konferencën

Kosova News
Kosova News 14:59 -01/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka mbajtur sot një konferencë për medie, ku foli për rastin e pezullimit të certifikatave për disa biznese, në këtë rast edhe për Klan Kosovën, ndërsa një pjesë e madhe e gazetarëve dhe kameramanëve kanë vendosur ta bojkotojnë konferencën.

Me fillim të fjalës së saj, ministrja Hajdari u ndal në pezullimin e certifikatës së Klan Kosovës, ndërsa u shpreh se e di shqetësimin e gazetarëve dhe punonjësve medial, por premtoi se ky veprim nuk nënkupton cenim të fjalës së lirë.

Ajo tha se në këtë rast nuk është bërë asgjë më shumë e më pas sesa zbatim i ligjit të Republikës së Kosovës.

Ministrja Hajdari foli për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore, e të cilat u bënë të ditura nga Ministria të hënën.

Ndryshe, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka themeluar Komisionin për riverifikim të dosjeve të bizneseve të regjistruara, në veçanti të atyre me dokumente të dyshimta me emërtime antikushtetuese.

Sipas njoftimit që e ka bërë ministrja Rozeta Hajdari në Facebook, mes 660 dosjeve të rishqyrtuara, 48 sosh kanë rezultuar me emërtime kundërkushtetuese, duke e paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Menjëherë pas pranimit të raportit të Komisionit, ARBK ka filluar  hapat administrativ të parashikuar me ligj, duke nxjerrë vendime për shfuqizimin e certifikatave të 5 bizneseve, në mes të 48 prej tyre me emërtime antikushtetuese”, ka shkruar Hajdari.

MINT nxjerr vendim për shfuqizimin e certifikatave edhe të pesë bizneseve, kishin emërtime antikushtetuese

Disa dhjetëra gazetarë dhe përfaqësues të disa medieve protestuan të hënën në përkrahje të televizionit Klan Kosova në Prishtinë, pas vendimit të Ministrisë së Industrisë për t’ia pezulluar licencën e biznesit këtij televizioni javën e kaluar.

Përfundon protesta e gazetarëve dhe përfaqësuesve të disa medieve (FOTO)

Në protestën e gazetarëve sot mori pjesë edhe një qytetar, i cili kishte shkruar edhe parullën: GJAKOVË, KOSOVË dhe  PEJË, KOSOVË, kurse me një X të madh mbi: ĐJAKOVICA, SRBIJA dhe PEČ, SRBIJA.

Kjo parullë në të cilën theksohet se qytetet si Peja e Gjakova janë pjesë në Kosovës nuk është pëlqyer nga protestuesit dhe sipas qytetarit ajo është shqyer dhe nuk është lejuar të vazhdojë të jetë bashkë me protestuesit e tjerë.

Parulla e një qytetari që s’u pëlqye në protestë dhe një gazetare e shqeu  

E krahas protestueseve që bartën një banerë të gjerë në dorë, me mbishkrimin “Demokracia vdes në errësirë”, pati edhe qytetarë tjerë që iu bashkuan protestës.

Pas marshimit nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe arritjes te ai “Skënderbeu” në kryeqytet, në shkallët e Teatrit Kombëtar, disa qytetarë kanë shfaqur një banerë me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, kjo si përgjigje pasi biznesi për të cilin protestohej (Klan Kosova) i kishte paraqitur në fletëregjistrime qytetet e Kosovës, si të Serbisë.

“Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, parulla e qytetarëve ndaj protestuesve për Klan Kosovën

Gjithashtu lexoni:

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Kosova News 01/08/2023 01/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?