KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviq: Kosova nuk pranoi propozimet tona për targat dhe dokumentet
Siguri

Petkoviq: Kosova nuk pranoi propozimet tona për targat dhe dokumentet

Kosova News
Kosova News 14:21 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në rundin e dialogut në Bruksel, Serbia ka prezantuar propozime për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe para 1 shtatorit, por ato nuk janë pranuar nga Kosova.

Kështu deklaroi më 19 gusht, shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd.

Sipas tij, propozimi i parë kishte të bënte me letërnjoftimet dhe se Serbia ishte e gatshme të pranonte atë që ishte rënë dakord në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, edhe pse, siç tha Petkoviq, ajo marrëveshje, që ishte arritur nga ish-negociatorët Borko Stefanoviq dhe Edita Tahiri, “nuk ishte mirë”.

Ai shtoi se Serbia ishte e gatshme të lëshonte një dokument për hyrje-dalje për “qytetarët e Serbisë që banojnë në Serbinë qendrore, kur të shkojnë në Kosovë dhe Metohi, në vendkalimin administrativ të Prishtinës”, por se kjo nuk do të vlente për serbët nga Kosova.

“Serbët që jetojnë në Kosovë nuk janë serbë që, sipas pikës tre [të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes të vitit 2011], udhëtojnë transit në një vend të tretë. Destinacioni përfundimtar i serbëve që jetojnë në Kosovë nuk është Shqipëria e Greqia. Destinacioni i fundit është pragu i shtëpisë së tyre”.

Petkoviq tha Prishtina i hodhi poshtë të gjitha propozimet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë zhvilluar rundet e reja të bisedimeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por, takimet e 18 gushtit në Bruksel, në kuadër të dialogut, nuk prodhuan asnjë marrëveshje.

Megjithatë, nga BE-ja thanë se palët do të vazhdojnë dialogun për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe, që rritën tensionet në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.

Petkoviq tha se një adresim i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i paraparë të mbahej sot, është shtyrë për të dielën.

Ai shtoi se Serbia është duke e bërë të pamundurën për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

“Presidenti e shtyu fjalimin e tij sepse nuk mund të pajtohet me faktin se nuk kemi zgjidhje… Sepse nuk mund të pajtohet me faktin se ne kemi konflikte në Kosovë dhe Metohi dhe prandaj, gjithë ditës së djeshme, por edhe mëngjesin e sotëm, ai po punon për gjetjen e një zgjidhjeje. Presidenti Vuçiq të dielën do të flasë për gjithçka, për dialogun, për detajet, për propozimet, se si është sjellë [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, si dhe çfarë duhet të bëjmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të ruajtur jetën e popullit tonë në Kosovë”, tha Petkoviq.

Të dielën pritet edhe takimi i Vuçiqit me përfaqësuesit serbë nga Kosova.

Rundi i ri i dialogut u mbajt tri javë pasi serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë, në shenjë pakënaqësie me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe Kosova shtyu zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Vendimi i parë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në Kosovë. Serbia e aplikon këtë masë ndaj shtetasve të Kosovës qe 11 vjet.

Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Kosova i konsideron joligjore targat me akronime të qyteteve të Kosovës të tilla si UR, PZ, KM e të ngjashme.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha se takimet e 18 gushtit nuk ishin takime normale të dialogut, por “takime për menaxhimin e krizës”.

Ai tha se BE-ja dhe palët do të vazhdojnë të punojnë për të arritur një zgjidhje për çështjen e targave e dokumenteve, por edhe për përparimin drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Por, Kosova dhe Serbia kanë dallim edhe sa i përket epilogut të dialogut. Përderisa, Prishtina insiston që marrëveshja finale të përfshijë edhe njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi. REL

Gjithashtu lexoni:

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?