KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet salla e sportit në shkollën “Martin Camaj” në Gurrakoc, Nagavci uron nxënësit dhe mësimdhënësit
Arsim

Përurohet salla e sportit në shkollën “Martin Camaj” në Gurrakoc, Nagavci uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Kosova News
Kosova News 18:14 -31/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Istog, Naim Behlulaj dhe drejtoresha e shkollës, Mimoza Kabashi përuruan sallën e sportit në ShFMU “Martin Camaj” në Gurrakoc të Istogut.

Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për sallën e re, e cila është investim i Ministrisë së Arsimit, në kuadër të punës së vazhdueshme për përmirësimin e cilësisë në arsim.

Duke folur për rëndësinë e padiskutueshme të shëndetit fizik të fëmijëve, ministrja Nagavci theksoi se, shëndeti i mirë është themeli i mirëqenies së tërësishme të njeriut, baza e individit të shëndoshë, të fortë, të zgjuar dhe kreativ dhe garancia më e mirë për formësimin e ardhmërisë sonë.

Drejtori i DKA-së në Istog u shpreh i lumtur për përurimin e kësaj salle dhe falënderoi ministren Nagavci për bashkëpunimin gjatë këtyre viteve të qeverisjes.

Ndërsa, drejtoresha e Shkollës “Martin Camaj”,  tha se ndjehet krenare me punën dhe suksesin e 553 nxënësve të kësaj shkolle, të cilët kanë përkatësi etnike të ndryshme.

Ndërtimi i sallës së sportit në shkollën “Martin Camaj” në Gurrakoc është investim i Ministrisë së Arsimit në vlerë rreth 300 mijë euro dhe hapësirë prej 750 m². Ndërsa, investimi total në komunën e Istogut gjatë katër viteve të fundit kap shifrën prej 4,484,091.26 euro.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 31/01/2025 31/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?