KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet rruga Pestovë-Druar në vlerë prej 350 mijë euro
Ekonomi

Përurohet rruga Pestovë-Druar në vlerë prej 350 mijë euro

Kosova News
Kosova News 14:06 -14/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë përuruar të mërkurën rrugën Pestovë-Druar në Vushtrri.

Ky projekt ka qenë financim i përbashkët i Komunës së Vushtrrisë me MMPHI, ndërsa projekti kap vlerën e 350 mijë eurove.

Kryetari Idrizi ka thënë se kjo rrugë është një lehtësim shumë i madh për qytetar e kësaj ane.

“Jemi në një projekt të përbashkët, që e kemi bashkëfinancuar me ministrinë. Bashkë këtu e kemi filluar dhe e përfunduam. Është një arterie e fuqishme që e lidhë Artakollin e Qyqavicës me autostradën Prishtinë-Mitrovicë. Është një lehtësim shumë i madh për qytetarë me këtë rast e falënderojmë shumë zëvendësministrin edhe ministrin për shumë projekte të përbashkëta që i kemi”, ka thënë ai.

E zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se kanë një bashkëpunim të mirë me komunë  e Vushtrrisë dhe se vetëm brenda këtij viti, me këtë komunë kanë një memorandum prej katër projekteve të cilat do të implementohen.

“Sot bashkë me kryetarin ashtu siç ishim në fillim kur filluan punimet, tani ndihem shumë mirë që ky projekt ka përfunduar me sukses, në kuadër të bashkëpunimit me komunat. E kemi një bashkëpunim jashtëzakonisht mirë edhe me komunën e Vushtrrisë kemi shumë projekte të përbashkëta.

Vetëm këtë vit e kemi një memorandum prej katër projekteve të cilat do të implementohen, janë të bashkëfinancuar nga ministria jonë dhe nga komuna. Kjo arterie është shumë e rëndësishme për qytetarët për shkak se në kohën kur janë duke u zhvilluar punimet me intensitet të lartë të përfundimit të projekte të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, të gjitha këto rrugët tjera që do të investohet, do të ndihmojnë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve. Këtë vit e kemi edhe një projekt që jemi në përfundim të procedurave për me filluar, që është e rëndësishme edhe për komunën e Vushtrrisë, rehabilitimin e komplet rrugës Vushtrri-Skenderaj.

E kemi edhe një projekt tjetër, pra një mori projektesh për qytetarët që financohen nga Ministria dhe projekte që financohen edhe nga komuna edhe nga Ministria”, u shpreh Durmishi.

“Rreth 350 mijë euro, ne kemi financuar 100 mijë euro”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 14/08/2024 14/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?