Disa persona të panjohur, kanë shtënë me armë zjarri në ajër përderisa ishin me veturë në lëvizje.
Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes në fshatin Baballoq të Deçanit.
Për rastin në fjalë ka raportuar një dëshmitar që kishte qenë afër në momentet e gjuajtjeve.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 8 gëzhoja të kalibrit 9×19 mm, ndërsa rasti është nën hetime.


