KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë eliminimin e pengesave në Prizren
Lajme

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë eliminimin e pengesave në Prizren

Kosova News
Kosova News 18:58 -03/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara është shënuar të premten në Prizren me thirrjet për eliminimin e diskriminimit. Aktivistët e shoqërisë civile janë shprehur të pakënaqur me rezultatet në vitin dedikuar këtyre personave. Ndërkaq kryetari i Komunës është zotuar për angazhim të shtuar në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të tyre

Persona me aftësi të kufizuara e aktivistë të shoqërisë civile në Prizren u apeluan autoriteteve lokale dhe atyre qendrore për zbatimin e legjislacionit në fuqi dedikuar kësaj kategorie, me qëllim të përfshirjes së plotë dhe të papenguar të tyre në shoqëri.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Organizata për Persona me Distrofi Muskulore e Kosovës dhe ajo “Ec Ma Ndryshe”, me anë të një performance shprehën të premten nevojën për respektimin e të drejtave të këtyre personave, si dhe për eliminimin e barrierave ekzistuese.

Resmije Rahmani, qytetare që i përket komunitetit të personave me aftësi të kufizuara, potencoi se diskriminimi ndaj tyre është në rritje.

“Mendoj se personat me aftësi të kufizuara nuk janë pranuar në shoqëri ashtu siç kam shpresuar, siç kemi shpresuar të gjithë. Nuk jemi të pranuar, për fat të keq. Nuk e di arsyen, por diskriminimi ekziston, gjithmonë po më duket shumë më shumë, për fat të keq”, ka thënë Rahmani.

Antigona Shestan, nga Organizata për Persona me Distrofi Muskulore, theksoi se shkalla e vitit 2022, si i personave me aftësi të kufizuara, nuk prodhoi rezultate të pritura për këtë kategori.

“Nuk kemi, nuk jemi të kënaqur dhe për këtë arsye jemi mbledhur sot. Ne nuk festojmë sot, vetëm kemi shënuar këtë ditë, sepse duhet të tregojmë se jemi pjesë e shoqërisë ku nuk i kemi të drejtat e barabarta”, ka thënë Shestani.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, gjatë takimit me anëtarë të shoqatës “Hendikos”, e theksoi nevojën për krijimin e një mendësie që e trajton komunitetin në mënyrë të barabartë.

“Gjithmonë nevojat edhe kërkesat janë më të mëdha sesa mundësitë, mirëpo ne në kontinuitet do të merremi me këtë çështje edhe besoj se kontributi ynë do të jetë në rritje e sipër”, ka thënë Totaj.

Raporti i fundit i Bashkimit Evropian për Kosovën pati konstatuar se personat me aftësi të kufizuara janë ndër më të diskriminuarit në shoqëri, pasi që për ta mungon qasja fizike në infrastrukturë, edukimi cilësor, kujdesi adekuat shëndetësor e social, si dhe mundësitë për punësim./koha/

Gjithashtu lexoni:

5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kurti: Jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut

Kosova dhe Maqedonia thellojnë bashkëpunimin kundër krimit dhe korrupsionit

Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

Kosova News 03/12/2022 03/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Zgjedhjet lokale po afrohen, KQZ: S’ka ndryshuar mënyra e votimit në zgjedhje të kryetarëve të Komunave dhe Kuvendeve Komunale
10:31 -31/05/2025
Osmani: Roli i ShBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës
10:21 -31/05/2025
Oda Ekonomike e Kosovës mban sot konferencë për media
10:04 -31/05/2025
Bislimi vazhdon akuzat ndaj Borrell e Lajçak, thotë se ia mbanin anën palës më të fortë në dialog – Serbisë
09:38 -31/05/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik
09:16 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?