KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasje në Komisionin Hetimor për MPJD-në, pushteti lëshon mbledhjen
Politikë

Përplasje në Komisionin Hetimor për MPJD-në, pushteti lëshon mbledhjen

Kosova News
Kosova News 11:40 -04/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia në pushtet ka lëshuar mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky Komision mbajti takim me ekspertët e angazhuar, derisa pati kritika për listën me dëshmitarët që do të dëshmojnë.

Opozita pati ankesa që MPJD-ja nuk ka dërguar të gjitha dokumentet që janë kërkuar nga Komisioni dhe se në mungesë të dokumenteve lista nuk përfshinë të gjithë dëshmitarët.

Në anën tjetër, anëtarët e pushtetit kërkuan që kjo listë të mos votohet sot dhe të ju jepet kohë edhe anëtarëve të Komisionit që t’i japin propozimet e tyre që lista të kompletohet.

Pas diskutimeve deputetët e pushtetit lëshuan mbledhjen.

Kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, ka thënë se ekspertët e angazhuar janë Gëzim Kolgeci, Shpend Shabani dhe Shkëlqim Jakupi.

“I kemi angazhuar ekspertët Gëzim Kolgeci, Shpend Shabani dhe Shkëlqim Jakupi. Ka mungesa në kompletimin e materialit qe na duhet, e këta e kanë hartuar një listë për dëshmitarët”, ka thënë ajo.

Kolgeci ka thënë se lista me dëshmitarë është krijuar duke u bazuar në dokumentacionet që kanë pasur në dispozicion.

“Lista e dëshmitarëve është krijuar mbi bazën e dokumenteve që i kemi në dispozicion dhe që është në objekt hetimi. Kemi pasur edhe dilema me ekspertë se a duhet të thirren edhe kategori të tjera. Për secilën kategori se pse janë prezantuar dëshmitarët janë dhënë”, ka thënë ai.

E Shpend Shabani ka thënë se lista me dëshmitarë është propozuar nga ta dhe se tani ajo pritet që të kompletohet edhe nga anëtaret e Komisionit.

“Tek lista e dëshmitarëve kjo është propozim listë nga ana jo dhe kjo pritet që të votohet nga ju, ne kemi bërë një propozim listë nuk do të thotë që është e kompletuar. Kemi përfshirë dëshmitarë nga MPJD, dilemën e kemi pasur tekë anëtare e komisionit disiplinor. Në bazë të materialit ka pak raste”, ka thënë ai.

Jakupi ka thënë se dëshmitarët që do të propozohen do të jenë ata që kanë pasur ndikim.

“Një punë për të cilën do të angazhohemi do ta kryejmë me profesionalizëm dhe ndershmëri”, ka thënë ai.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka thënë se ka mungesë të dokumentacionit të cilat nuk u janë dorëzuar nga MPJD-ja.

“Unë mendoj që lista e dëshmitarëve për fillim është në rregull. Duhet që të këtë edhe shumë dëshmitarë të tjerë. Por ka mungesë të dokumenteve pasi nuk janë dorëzuar nga MPJD-ja. Lusim MPJD-në që t’i sjellin të gjitha dokumentet e kërkuara”, ka thënë ajo.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, propozoi që secili nga anëtarët e Komisionit të propozojë dëshmitarë dhe në fund lista përfundimtare të votohet në Komision.

“Kemi para një listë që nuk është e kompletuar dhe që nuk e ka marr mendimin e njëri nga ekspertet. Pastaj si listë finale të votohet”, ka thënë ajo.

Kadriaj ka thënë se ka ngecje në kompletimin të dokumentacionit dhe se ekspertët kanë bërë listën duke u bazuar në dokumentacionin që kanë pasur.

“Në mungesë të sjelljes së dokumentacionit kemi ngecje. Këta nuk kanë mundur që të zgjerohen më shumë se sa kanë dokumentacion”, ka thënë ajo.

Gjatë diskutimeve pati përplasje ndërmjet deputetes së VV-së Fitore Pacolli dhe deputetëve të opozitës.

Kjo pasi deputetja Pacolli tha se reforma në MPJD ka filluar nga viti 2019 dhe se qeveria aktuale vetëm ka zbatuar ligjin që më herët nuk është zbatuar nga qeveritë tjera.

Ndaj deklaratave të Pacollit reagoi deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, duke e quajtur deputeten Pacolli “abuzuese”.

“Ti je abuzuese, edhe do me qit prej teme edhe kontekstit gjithçka”, ka thënë ajo. Ndërsa, deputetja Pacolli akuzoi qeveritë e kaluara për abuzim me pushtetin.

Pas këtyre diskutimeve deputetet e pozitës lëshuan mbledhjen.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 04/07/2024 04/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
65%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
31 °C

Lajmet e Fundit

Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?