KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përplasje diplomatike Shqipëri-Rusi në KS të OKB-së, përfshihet edhe Kosova
Botë

Përplasje diplomatike Shqipëri-Rusi në KS të OKB-së, përfshihet edhe Kosova

Kosova News
Kosova News 19:44 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përplasje e fortë diplomatike ka ndodhur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërmjet ambasadorit të Rusisë dhe ambasadorit të Shqipërisë.

Këtë muaj, Shqipëria është kryesuese e këtij mekanizmi ndërkombëtar dhe anëtare jo e përhershme me mandat dyvjeçar.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit, ambasadori Ferit Hoxha foli për mbajtjen e përgjegjësisë për krimet e luftës, e ku temë u bë edhe lufta në Kosovë.

Ambasadori i Shqipërisë i ktheu përgjigje atij të Rusisë, i cili në fjalën e tij përmendi ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë rast, Hoxha i numëroi faktet.

Në mbledhjen ku u diskutua puna e Tribunaleve Ndërkombëtare për Krime të Luftës, të drejtuara nga OKB-ja, ambasadori Hoxha, ndër të tjera tha se Shqipëria shpreh vlerësimin për punën e shkëlqyer të IRMCT-së gjatë viteve, përballë sfidave të shumëfishta, dhe mbështetë angazhimin e vazhdueshëm për të garantuar drejtësi për viktimat e krimeve mizore në Ruandë dhe ish-Jugosllavi.

“Drejtësia kontribuon në pajtimin, paqen dhe zhvillimin. Drejtësia ndihmon në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe sjell ngushëllim në zemrat dhe mendjet e të mbijetuarve. Drejtësia pastron dhe çimenton rrugën drejt së ardhmes”, tha ambasadori Hoxha në KS të OKB-së.

Ai deklaroi se nuk duhet të ketë iluzione, se paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm nuk do të sigurohen për sa kohë, ata që janë përgjegjës për krimet mizore ende mbeten të lirë.

“Glorifikimi i kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit ose revizionizmi i historisë janë të papranueshme. Ata nuk duhet të kenë vend askund, aq më pak në Ballkanin Perëndimor, pasi çnderojnë kujtimin e mijëra viktimave, të gjenocidit në Srebrenicë, të mizorive në Vukovar apo në Raçak, ata kundërshtojnë vendimet e Tribubalit për Krimet e Luftës. në Ish-Jugosllavi dhe kundërshtojnë vlerat më themelore evropiane”, tha në fjalën e tij diplomati shqiptar.

“Është tejet shqetësuese që pamje të tilla të neveritshme mbrohen hapur në sheshet kryesore, shfaqen në rrugë dhe brohoriten nëpër stadiume. Ne duhet të qëndrojmë me vendosmëri kundër gjuhës së urrejtjes, retorikës nxitëse dhe nxitjeve për dhunë. Ne nuk mund të mendojmë për rrezikun e përsëritjes së krimeve të tmerrshme”.

Hoxha deklaroi se duhet përballur  me narrativat e rreme, duhet përballur me të vërtetën, sado e dhimbshme të jetë ajo.

“Historia na ka mësuar se ku mund të çojë urrejtja me bazë etnike dhe persekutimi i grupeve të caktuara; ne nuk mund të lejojmë t’i nënshtrohemi amnezisë kolektive. Siç e shohim në vende dhe kontinente të ndryshme; është vetëm çështje kohe: ajo që tolerohet diku, do të ndodhë diku tjetër”, tha ambasadori Hoxha.

Ambasadori i Shqipërisë në KS të OKB-së tha se është përgjegjësia e përbashkët të mbështeten mekanizmat ndërkombëtarë dhe të jepet drejtësi, për familjet e viktimave, komunitetet e tyre dhe vendet në fjalë.

Duke iu përgjigjur ambasadorit të Rusisë, se Shqipëria është e përfshirë në krime, Hoxha tha se kjo është mbidozë e një fantazie obsesionale.

“Ajo që dëgjuam për vendin tim, ka të njëjtin besueshmëri si ajo që kemi dëgjuar këtu nga i njëjti delegacion, se “nuk ka luftë në Ukrainë”: kush do ta besonte këtë; se “ukrainasit po vrasin veten” se “po inskenojnë krime të njerëzve të ekzekutuar me duar të lidhura”?”, tha Hoxha.

Ai rikujtoi edhe gatishmërinë e Kosovës dhe liderëve të saj që të përballen me drejtësinë.

“A duhet të kujtoj se një ish-kryeministër i Republikës së Kosovës dhe një politikan i shquar, Rramush Haradinaj, i cili u përmend konkretisht, u gjykua dy herë dhe u lirua dy herë i pafajshëm?”, pyeti Hoxha në fjalën e tij.

“Ai nuk u fsheh, dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, u vu në dispozicion të drejtësisë, u përball me faktet, u shpall i pafajshëm dhe doli i lirë”, rikujtoi ambasadori shqiptar në KS të OKB-së, i shtruar pyetje më pas ambasadorit dhe delegacionit të Rusisë.

“A do të bëjnë të njëjtën gjë ushtarët dhe politikanët rusë, për një krim agresioni dhe krime të tjera të rënda?”.

Hoxha rikujtoi se Tribubali i Hagës për Krimet e Luftës në Ish -Jugosllavi ka hetuar në Shqipëri, haptas e lirshëm dhe nuk gjeti asgjë, për të vërtetuar ndonjë nga akuzat.

“As atëherë, as më vonë, as tani, as kurrë, për arsyen shumë të thjeshtë se akuzat ishin ndërtuar mbi hiçin”./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Ndahet nga jeta Beqir Beqiri, organizatori dhe punëtori shumëvjeçar i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Bogujevci takon grupin “Fontana” në 50-vjetorin e themelimit

TAGGED: OKB, perplasjet, Rusia, Shiperia
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte
15:15 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?