Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për të 16-tën herë me radhë, në përpjekjen e gjashtëmbëdhjetë për të konstituar parlamentin e ri.
Tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet. Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të sigurojë shumicën e nevojshme për të zgjedhur kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. .
Në votimet e mëhershme, ajo ka marrë vetëm 57 vota. Për të siguruar mandatin, Haxhiut i nevojiten më së paku 61 vota.
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK po kundërshtojnë kandidaturën e saj.
Telegrafi do të ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet në Kuvend.
Postet: