KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Përparim Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
Politikë

​Përparim Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Kosova News
Kosova News 11:12 -14/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaron se kryeqyteti është në hap me kohën sa i përket përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare – me plane të qarta për infrastrukturën dhe ndërtimin e stadiumit të ri.

Në një intervistë për KosovaPress, ai thekson se megjithëse niveli lokal është aktiv dhe i organizuar, mungesa e institucioneve qendrore po ngadalëson procesin.

Ai bën thirrje për bashkëpunim të shpejtë për të mos rrezikuar këtë mundësi historike për Kosovën.

“Lojërat Mesdhetare janë nesër sa i përket kohës që e kemi për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për Lojërat Mesdhetare. Ne si kryeqytet kemi vazhduar me procesin, me përpilimin e masterplanit të fshatit olimpik për Lojërat Mesdhetare edhe detajizimit të tij, kështu që jemi dy hapa përpara për fat të mirë, mirëpo mungesa e krijimit të institucioneve të nivelit qendror normalisht që e pamundëson zhvillimin e shpejtë i cili ishte dashur të jetë në zhvillim e sipër për stadiume, për hapësira të ndryshme, për arena e të tjera për Lojërat Mesdhetare”, thotë Rama.

I pari i Komunës së Prishtinës thekson se janë në komunikim të vazhdueshëm me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare duke i informuar ata për çdo hap që po merret në funksion të përgatitjeve për mbarëvajtjen e këtyre lojërave në Kosovë, që mbahen pas pesë vjetësh.

“Edhe në takimet tona që i kemi pasur me ICMG [Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare] ju kemi treguar dhe ju kemi dhënë besimin atyre, e kanë parë që faktikisht ne jemi përpara me planifikime si kryeqytet prandaj për momentin jemi në rregull por nuk duhet të ndalemi sepse koha ecën tepër shpejtë”, vijon tutje Rama.

Duke parë se ende nuk është ndërmarrë asnjë hap për ndërtimin e stadiumit kombëtar, Rama bën të ditur se komuna do ta ndërtojë një stadium të ri, të kategorisë së katërt të UEFA-s që do ta kryejë këtë funksion.

“Ne kemi propozuar dhe kemi planifikuar dhe do ta ndërtojmë stadiumin e kryeqytetit, i cili do t’i ketë të gjitha kapacitetet edhe për Lojërat Ndërkombëtare, pra do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s që i mundëson të gjitha nevojat për lojëra ndërkombëtare. Por a do të trajtohet ai si stadium kombëtar apo jo, ajo mbetet të shihet, por po them që neve na duhet një stadium i ri i kryeqytetit të cilin e kemi planifikuar dhe të cilin do ta ndërtojmë”, bën të ditur Rama.

Ai ka folur për rrezikun potencial që Kosova të humb të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, pikërisht për shkak të vonesave në ndërtimin e infrastrukturës sportive, duke thënë në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që kjo të ndodh.

“Ne për fat të mirë kemi shumë mundësi si kryeqytet t’i shtyjmë proceset përpara dhe nuk do ta lejojmë këtë gjë [dështimi i organizimit të Lojërave Mesdhetare] të ndodh. Po them që uroj që qeveria të formohet sa më parë dhe në bashkëpunim me nivelin lokal, pra me kryeqytetin, t’i shtyjmë proceset sa më shpejtë sepse sa më shpejtë aq më mirë, dhe aq më nikoqirë të mirë do të jemi. E kemi vetëm një rast ndoshta në histori të vendit tonë, të kryeqytetit dhe të Kosovës që të jemi nikoqirë të këtyre lojërave të mrekullueshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që të organizohemi në mënyrën më të mirë që të jemi nikoqirët më të mirë, sepse kjo e tregon nivelin e ngritjes së shoqërisë sonë në nivelin ndërkombëtar, prandaj uroj që qeveria të formohet sa më parë dhe t’i shtyjmë proceset sa më parë, sepse sa më parë ne t’i kryejmë punët tona të cilat na nevojiten atëherë mund të futemi edhe në detaje dhe t’i kemi lojërat ndërkombëtare më të mira deri më tani. Këtë ne e synojmë”, thotë Rama.

Thirrje për intensifikim të punëve në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare së fundi kanë bërë edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Për KosovaPress, ata kanë thënë se kanë frikë se Kosova me këtë ritëm të punëve mund të mos jetë gati që në vitin 2030 këto lojëra të organizohen në vendin tonë.

Gjithashtu lexoni:

Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës

Trump: “E mundur të shkoj në Turqi për samitin e Ukrainës”

Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm

Samiti që tronditi Lindjen e Mesme: SHBA heq sanksionet, Siria drejt kthimit në skenën botërore

Osmani dhe Orav flasin për situatën aktuale politike në vend

Kosova News 14/05/2025 14/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Berisha ashpërson tonet: Po përgatitim “një luftë të fuqishme” për mbrojtjen e votës
15:20 -14/05/2025
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14:46 -14/05/2025
Trump: “E mundur të shkoj në Turqi për samitin e Ukrainës”
14:32 -14/05/2025
Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm
14:14 -14/05/2025
Drenasi mbetet pa ujë!
13:40 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?