Dokumenti i siguruar nga RrugaPress demanton deklaratën e Petar Petkoviqit, drejtorit të të ashtuquajturës “zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë”.
Demantimi i mashtrimeve nga ana e Serbisë vjen pikërisht nga titullari serb i Bankës serbe Kursimtare Postare që operonte ilegalisht në Kosovë, deri në ditën e djeshme pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.
Pas aksionit të Policisë së Kosovës, Petar Petkoviq tha se nuk kishte asnjë dinar në institucionet financiare që u bastisën.
Në dokumentin zyrtar që Rruga Press e paraqet për publikun, të nënshkruar nga titullari serb, Branislav Jevremoviq, konfirmohet se Policia e Kosovës ka konfiskuar në total 75 milion denarë të Serbisë, përveç parave të tjera të konfiskuara në euro, dollarë dhe franga.

Në këtë dokument shihet shuma e madhe e parave të monedhës së dinarit serb që janë konfiskuar në objektin e këtij institucioni ilegal financiar në Leposaviq dhe të nënshkruar nga Branislav Jevremoviq.
Sipas ligjeve të Kosovës, monedha e vetme zyrtare përmes të cilës mund të bëhen transaksione të çfarëdoshme është euro, për pasojë përdorimi i dinarit serb është kudër ligjeve të Kosovës dhe rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.