Ka përfunduar takimi i Emisarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, me liderët e opozitës.
Takimi i Escobar me liderët e partive opozitare në vend vie pasi ai takoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, gjatë ditës së sotme.
Brenda një kohe të shkurtër, Escobar po viziton dy herë radhazi Kosovën ndërsa edhe gjatë vizitës së kaluar ai kishte mbledhur liderët opozitarë për të diskutuar me ta në lidhje me zhvillimet e fundit.
Takimi Escobar-liderët opozitarë është zhvilluar në Ambasadën e Shteteve tëBashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Pas kësaj vizite në Prishtinë, Escobar po ashtu do të vizitojë edhe Beogradin ku do të takojë kryeministren serbe, Ana Brnabiq si dhe presidenten serb, Aleksandar Vuçiq.


