KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon mbledhja kritike e LDK-së, thonë se “Nuk kemi ndryshuar qëndrime ndaj partive politike”
Politikë

Përfundon mbledhja kritike e LDK-së, thonë se “Nuk kemi ndryshuar qëndrime ndaj partive politike”

Kosova News
Kosova News 18:02 -08/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur në një takim nënkryetarët e partisë për ta marrë një vendim në lidhje me letrën që kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, një ditë më parë ia dërgoi Abdixhikut për të biseduar në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja.

Pas mbledhjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja e kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, ka folur për çështjen e koalicionit qeverisës mes LVV-së dhe LDK-së.

Ajo para gazetarëve tha se mos të mendohet që kemi ndryshuar diçka radikalisht ndaj të gjitha partive politike e posaçërisht ndaj LVV-së.

“Juve ju kujtohet kur edhe gjatë fushatës, por edhe para fushatës, gjithë atë kritikë e kemi ndërtuar me argumente dhe kemi konsistencë, kështu që mos mendoni që kemi ndryshuar diçka radikalisht ndaj të gjitha partive politike e posaçërisht ndaj LVV-së, meqë kemi qenë kritik ndaj gjuhës që është përdorur nga Vetëvendosje”, tha Lushaku-Sadriu, transmeton RTK.

Kurse në pyetjen për deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për preferencën e tij për krijimin e koalicionit qeverisës me LDK-në, Lushaku-Sadriu tha se ky është qëndrim i tij.

Ndërsa për qëndrimin e LDK-së për çështjen e koalicionit qeverisës me LVV, Lushaku tha se përgjigjen do ta keni me shkrim nga organet e partisë së LDK-së.

“Takime ka pasur gjatë gjithë kohës. Kështu që përgjigjen do ta keni së shpejti nga kryetari”, tha Lushaku.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë i vendit, Albin Kurti, i ka dërguar ftesë kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për t’u takuar më 9 prill, me qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re.

Gjithashtu lexoni:

Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Kurti hap “Javën e Krenarisë” në Prishtinë: E mbështesim fuqishëm parimin që secili ka të drejtë të shfaqet ashtu siç është

Kosova News 08/04/2025 08/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?