Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në katër nga pesë lokacionet që po bastisen me urdhëresë të gjykatës në komunat veriore të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun e Mitrovicës.
“Lidhur me zhvillimet e fundit në veri, janë duke u zhvillu aksione në 5 lokacione në tri komuna. Në katër prej lolacioneve të bastisura, aksioni ka perfundu”, tha Elshani.