KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfaqësues të SBAShK-ut u paraqesin kërkesa deputetëve të VV-së
Arsim

Përfaqësues të SBAShK-ut u paraqesin kërkesa deputetëve të VV-së

Kosova News
Kosova News 15:06 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë me dije se përfaqësuesit e SBAShK-ut janë takuar me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Përmes një komunikate për medie, SBAShK-u ka theksuar se duke vazhduar realizimin e agjendës së takimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetari i SBAShK-ut, Rrrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, janë takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Në këtë takim ishin edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola dhe deputetet Arjeta Rexhepi dhe Arjeta Fejza.

“Kryetari Jasharaj në fillim të këtij takimi ka treguar për kërkesat dhe detyrat konkrete që kanë dalë nga takimi i 30 gushtit me kryetarët e kuvendeve komunale të sindikatave të universiteteve, duke shtuar se në kuadër të angazhimeve, u kanë dërguar kërkesë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci, që në mënyrë urgjente të ngrihet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 % dhe kjo të vlejë që nga muaji shtator i këtij viti dhe të realizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kthimin e vlerës prej 0.5 % edhe për 15 vitet e para të përvojës së punës”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Ndër të tjera, SBAShK-u ka njoftuar se koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, e ka njoftuar shefen e grupit parlamentar, Kusari-Lila, edhe për angazhimet e bëra lidhur me përgatitjen e draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit. Po ashtu, ka njoftuar se është diskutuar edhe për nismën qytetare për mbledhjen e numrit të duhur të nënshkrimeve për t’ua drejtuar deputetëve që të bëhen përmirësime në ndryshimet e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, gjegjësisht që të kthehet pika 6 e nenit 8, e cila ua njihte vitet ’90 si vite kontributpaguese, po ashtu që si vite kontributdhënëse të njihet e tërë koha nga janari i vitit 1990 deri në gusht të vitit 2002, kur ka filluar të funksionojë Trusti Pensional.

SBAShK-u ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të LV-së që ta votojnë këtë kërkesë, po ashtu të ndihmojnë për dialog dhe negociim me MAShTI-n lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit.

“Shefja e grupit parlamentar e LV-së ka kërkuar që çështja e iniciuar për Ligjin e Skemave Pensionale të financuara nga shteti t’u dërgohet edhe me shkrim, duke u shprehur se do të angazhohen edhe për dialogun lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit”, bëhet me dije në komunikatën e SBAShK-ut.

Në këtë takim është biseduar edhe për çështje të tjera në arsimin e Kosovës. Në këtë bashkëbisedë kontribut kanë dhënë edhe deputetet Arjeta Fejza, Arjeta Rexhepi dhe deputeti Ardian Gola.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues

Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja

Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal

Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave

Kosova News 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?