KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përdorimi i Inteligjencës Artificiale nga mediat në Kosovë, KMShK del me disa rekomandime
Lajme

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale nga mediat në Kosovë, KMShK del me disa rekomandime

Kosova News
Kosova News 13:14 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës përmes një komunikate drejtuar mediave ka folur për Inteligjencën Artificiale dhe përdorimin e saj nga mediumet.

Në komunikatë thuhet se përderisa teknologjitë AI janë një burim i pasur për shkëmbimin e informacionit, ato sjellin edhe sfida.

KMShK thekson se rreziku i përhapjes së informacionit të rreme, problemet me privatësinë dhe shfaqja e favorizimeve algoritmike janë disa nga sfidat me të cilat mediat ballafaqohen.

“Etika luan një rol kyç në trajtimin e sfidave që dalin nga përdorimi i AI në media. Zhvilluesit dhe përdoruesit e këtyre teknologjive duhet të kenë parasysh pasojat sociale dhe etike të veprimeve të tyre. Një përdorim i përgjegjshëm i AI në media përfshin respektimin e lirive individuale, transparencën dhe luftën kundër diskriminimit”, thuhet në njoftim.

Më tej, theksohet se një nga sfidat kryesore është kontrolli i përhapjes së informacioneve të pavërteta dhe të manipuluara. Përdorimi i AI për verifikimin e fakteve dhe identifikimin e lajmeve të rreme është kthyer në një fushë të rëndësishme të hulumtimit dhe zhvillimit.

“Ndërgjegjësimi i përdoruesve është thelbësor për të krijuar një mjedis mediatik më të qëndrueshëm dhe etik. Edukimi rreth funksionimit të algoritmeve, transparencës së përdorimit të tyre dhe impaktit social të teknologjive AI ndihmon në shpërndarjen e një kulture më të kujdesshme dhe etike.

Inteligjenca artificiale po sjell një ndryshim të thellë në mënyrën si krijohet, shpërndahet dhe konsumohet informacioni. Për të siguruar një përdorim të përgjegjshëm dhe etik të këtyre teknologjive, është e rëndësishme që zhvilluesit, përdoruesit dhe shoqëria në përgjithësi të angazhohen në diskutime të hapura rreth sfidave dhe mundësive që ofron ky ndryshim paradigme”, vijon reagimi.

Së fundi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka përfshirë në Kodin e Etikës rregullat, sipas të cilave mediat duhet raportuar kur përdorin inteligjencën artificiale.

Mediat dhe gazetarët duhet të kenë parasysh që përdorimi i teknologjive AI është një mundësi, por që bart përgjegjësi.

-Mediat mund të përdorin inteligjencën artificiale në procesin e krijimit të përmbajtjes mediale, por në mënyrë të përgjegjshme dhe proporcionale. Kur përdorin inteligjencën artificiale, mediat duhet të respektojnë parimet e mbrojtjes së të dhënave personale, sigurisë së informacionit dhe mosdiskriminimit.

– Përmbajtja mediatike e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale bie në përgjegjësinë editoriale të medias dhe nuk i liron gazetarët dhe redaktorët nga përgjegjësia për të respektuar asnjë rregull të parashikuar nga ky kod.

– Mediat janë të obliguara t’i informojnë lexuesit në mënyrë të përshtatshme për përdorimin e inteligjencës artificiale në krijimin e përmbajtjes mediale, me shënim se në cilin segment dhe çfarë lloji i inteligjencës artificiale është përdorur dhe si funksionon.

– Gjatë përdorimit të inteligjencës artificiale mediat duhet të respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale. Nëse lexuesit mund të kenë ndërveprime me inteligjencën artificiale, ata duhet të informohen paraprakisht se këto ndërveprime nuk po bëhen me njerëzit.

– Në lidhje me vendimet e marra nga inteligjenca artificiale, të cilat mund të shqetësojnë lexuesit, atyre duhet t’iu sigurohet komunikimi me një person fizik dhe mundësia për të kundërshtuar vendimin përkatës.

Gjithashtu lexoni:

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti

Baraliu: As Kushtetuesja dhe as zgjedhjet nuk janë zgjidhje, partitë të lëshojnë pe

Berisha: Do të duhej të votohej Haxhiu të shohin qytetarët se këta nuk janë për udhëheqje

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje
22:55 -15/05/2025
Von der Leyen publikon foton me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë
22:53 -15/05/2025
Putini refuzon të takohet me Zelenskyn
22:51 -15/05/2025
Policia konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj
22:48 -15/05/2025
Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti
21:52 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?