KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për të katërtin vit radhazi, Loredana nominohet për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards
Magazina

Për të katërtin vit radhazi, Loredana nominohet për çmimin “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards

Kosova News
Kosova News 17:30 -11/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Të dielën mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve evropiane të muzikës, MTV Europe Music Awards.

Ajo çfarë e karakterizon eventin e rëndësishëm sivjet është pjesëmarrja e shumtë e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë të këtij eventi.

Rita Ora do të jetë nikoqirja e mbrëmjes, e cila do të prezantojë MTV EMA në krahët e bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: MTV)

Në anën tjetër, Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë para publikut disa nga hitet e tyre më të mëdha.

Këto të fundit madje janë të nominuara për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, ku për ta fituar këtë çmim garon edhe artistja tjetër shqiptare e famshme, Dua Lipa.

MTV Europe Music Awards ndan çdo vit edhe çmimet për artistët më të suksesshëm të shteteve evropiane.

Për katërtën herë radhazi, në kategorinë “Artisti/ja më i/e mirë në Zvicër” është nominuar reperja shqiptare Loredana.

Loredana në MTV EMA 2019 (Foto: Getty Images)

Ajo e ka fituar dy herë më parë këtë çmim në vitet 2019 dhe 2020, teksa tenton ta fitojë sërish këtë vit.

MTV në Gjermani i dha një mbështetje rep-artistes nga Ferizaj duke publikuar në Instagram një fotografi të saj, ku i inkurajon fansat ta mbështesin atë.

Loredana përndryshe ka një karrierë muzikore mjaft aktive si në tregun shqiptar, ashtu edhe atë gjerman dhe zviceran.

Gjithashtu lexoni:

Dua Lipa këndon “Hey Jude” të Beatles-ave në Liverpool, vazhdon traditën e këngëve nga artistët lokalë

Veç performancave magjike, Dua Lipa vodhi vëmendjen e veshur në Swarovski

Nga Peja në Hollywood: Hakon Ademi, aktori që po ngjit majat e suksesit dhe përfaqëson Kosovën me krenari

Filmi iranian “i paligjshëm” fitoi Palmën e Artë në Kanë: Regjisori ishte në burg, i ndaluar të xhironte për 20 vjet

Fituesi i Eurovisionit bën thirrje që Izraeli të përjashtohet nga konkursi: Është zhgënjyese që ende po merr pjesë

Kosova News 11/11/2022 11/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Ismaili: BQK-ja për dy vjet kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës
23:12 -27/06/2025
Vuçiqi kërcënon para Vidovdanit në Kosovë: Do të vijë dita kur do të veshim fanella serbe lirshëm
23:09 -27/06/2025
Dy të lënduar, Policia deklarohet mbi aksidentin në Pejë
22:47 -27/06/2025
Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?