KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për një muaj janë regjistruar vetëm nëntë automjete me targa RKS
Siguri

Për një muaj janë regjistruar vetëm nëntë automjete me targa RKS

Kosova News
Kosova News 13:04 -01/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kanë mbetur fiks një muaj deri kur qytetarët kanë kohë t’i konvertojnë në RKS targat ilegale të automjeteve të lëshuara nga Serbia. Sipas vendimit të marrë nga Qeveria e Kosovës, nga 1 shtatori deri më sot janë regjistruar vetëm nëntë vetura, ku janë konvertuar targat ilagale në RKS.

Kështu kanë konfirmuar për telegrafin përmes një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Numri i regjistrimit të veturave konform vendimit të qeverisë deri me sot ka arritur në 9”, ka thënë në përgjigjen e tyre nga MPB-ja.

E, se çfarë do të ndodhë me ata qytetarë që nuk i kthejnë veturat në RKS pas 31 tetorit kur përfundon edhe afati i vendosur nga Qeveria, në MPB ditë më parë patën thënë për Telegrafin se nuk do të lejohet qarkullimi në territorin e Republikës së Kosovës.

“Ndërsa pas datës, 31.10.2022, siç parasheh edhe legjislacioni në fuqi, qytetarët të cilët nuk i regjistrojnë veturat e tyre edhe pas afatit të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, do të llogariten si pronarë të veturave të paregjistruara dhe veturat e tyre nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pikë kalimet kufitare”, patën thënë nga MPB-ja.

Ndërkaq, dy javë më parë dy qytetarë të komunitetit serbë janë sulmuar pasi i janë bindur vendimit të Qeverisë për t’i konvertuar targat në RKS.

Vetura e djegur e zyrtarit policor

Sipas informacioneve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, strukturat ilegale kishin djegur veturën e një oficeri serb, si dhe depon e një qytetari nga Zveçani.

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla

E nëse situata mund të tensionohet sërish në veri, NATO-ja ka deklaruar se është e gatshme të rrisë numrin e trupave në Kosovë.

“Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar… nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezervë… mund ta marrim këtë vendim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni.

Ndryshe,vendimi për targa ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj pas incidenteve të armatosura që ndodhën në veri të vendit. Ky vendim për targat ka filluar të zbatohet nga 1 shtatori dhe qytetarët serbë kanë kohë deri më 31 tetor t’i rikthejnë targat e tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. 

Gjithashtu lexoni:

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 01/10/2022 01/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?