Aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të kontrollit në KEDS po vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.
E në vazhdën e këtyre kontrolleve, ekipet e KEDS-it kanë realizuar përgjatë javës 2742 kontrolle te konsumatorët për të cilët dyshohej se po e keqpërdornin energjinë elektrike.
Prej tyre afër 200 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike.
Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm, thonë nga KEDS.
Po ashtu është bërë e ditur se rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.


