KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për herë të parë në Kosovë mbahet Simpoziumi për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rriturve të Cënueshëm
Arsim

Për herë të parë në Kosovë mbahet Simpoziumi për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rriturve të Cënueshëm

Kosova News
Kosova News 16:27 -16/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Save the Children Kosova/o, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizon Simpoziumin për Mbrojtjen me temën “Fuqizimi i Praktikave të Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Rriturve të Cënueshëm dhe Rritja e Ndërgjegjësimit të Komunitetit në Kosovë.”

Ngjarja e cila buron nga zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë do të mbledhë së bashku përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale, akademia, agjencitë ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, ofruesit e shërbimeve sociale, mësimdhënësit, punonjësit shëndetësorë dhe liderët e komunitetit, për të avancuar kuptimin dhe zbatimin e praktikave të mbrojtjes që garantojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rriturve të cenueshëm në Kosovë.

Simpoziumi synon të shërbejë si një platformë për ndarjen e njohurive, diskutimin e praktikave më të mira dhe identifikimin e strategjive që forcojnë përpjekjet për mbrojtje dhe parandalim të dëmtimit, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Diskutimet do të fokusohen në rëndësinë e masave parandaluese, bashkëpunimin ndërsektorial dhe përfshirjen aktive të komuniteteve, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të thellojnë njohuritë mbi:

  • Standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve të cenueshëm;
  • Rolin e shkollave, qendrave për punë sociale, institucioneve shëndetësore dhe qendrave komunitare në krijimin e mjediseve të sigurta;
  • Praktikat e suksesshme të ndërgjegjësimit dhe angazhimit të komunitetit;
  • Zhvillimin e zgjidhjeve praktike të përshtatura për kontekstin e Kosovës, duke marrë parasysh sfidat sociale, kulturore dhe ekonomike.

Ngjarja do të përbëhet nga fjalime hyrëse, prezantime të praktikave globale dhe rajonale, panele diskutimi mbi pabarazinë sociale, dhunën me bazë gjinore dhe reformat institucionale, si dhe sesione mbi kornizën ligjore të mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.

Gjithashtu, do të prezantohen histori suksesi nga zbatimi i politikave dhe praktikave të mbrojtjes në nivel shkollor, institucional dhe komunitar.

Simpoziumi do të mbahet më 17 shtator 2025 në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës nga ora 09:00 – 15:30.

Gjithashtu lexoni:

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Ministri Çeku, në Simpoziumin Shkencor “Qëndrimet dhe vlerat në kurrikula dhe roli i tyre në edukimin e gjeneratave të reja”

UP hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë në Kosovë, marrin pjesë 23 mijë nxënës

Kosova News 16/09/2025 16/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?