KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për dy orë sot hyrjet kryesore në Prishtinë do të bllokohen
Lajme

Për dy orë sot hyrjet kryesore në Prishtinë do të bllokohen

Kosova News
Kosova News 08:27 -29/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot për dy orë hyrjet kryesore në Prishtinë do të bllokohen nga kamionë të bizneseve të mëdha në Kosovë, të cilat po kundërshtojnë daljen në tregun e lirë energjetik.

Përfaqësues të bizneseve thanë dje se dalja në tregun e lirë do t’i dëmtojë bizneset dhe konsumatorët, andaj kërkuan që i njëjti të shtyhet.

“Nga ora 10:00 do të ketë mbyllje të rrugëve në hyrje të Prishtinës si hap për të kundërshtuar daljen në tregun e hapur. Ne nuk kundërshtojmë daljen në tregun e hapur, por kërkojmë kohë për periudhën e tranzicionit. Janë katër lokacione ku do të ketë protestë, rruga e Veternikut, rrethi nga Fushë Kosova, rrethi për Mitrovicë dhe rruga që vie nga Podujeva. I kemi dhënë rrugë dialogut”, ka deklaruar Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Nga Dhoma e Tregtisë thanë se dalja në treg të lirë duhet të bëhet pasi bizneset të përgatiten për këtë tranzicion
.
“Ne kemi përdorur të gjitha metodat e komunikimit. Vendimi është i pa analizuar dhe shkakton dëme të bizneset dhe rritja e çmimeve. Dje kemi pasur takim edhe me qeverinë që të ndalohet ky vendim”, deklaroi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi.

Ndërkaq, Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve tha se protestat do të vazhdojnë deri në pezullimin e vendimit.

“Nuk është dëshirë e jona që të dalin maunat, që bizneset t’i bllokojnë rrugët. Por është mesazh që do t’i dërgohet ZRRE-së që vendimi të kthehet mbrapa”, ka shtuar ai.

Edhe Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për protestën e sotme që do të bllokojë hyrjet e kryeqytetit dhe ka bërë thirrje për planifikim alternativ të lëvizjeve gjatë kohës 10:00 deri në 12:00.

“Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe sugjerojmë planifikim alternativ të lëvizjeve gjatë kohës së protestës. Institucionet e Kryeqytetit janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse për të garantuar sigurinë publike dhe menaxhimin sa më efikas të situatës”, kanë shkruar në Facebook.

Protesta mbahet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe bizneset, të cilat kundërshtojnë procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

Zonat që do të preken nga bllokimi janë: hyrja nga Veterniku dhe Gjilani, hyrja nga Fushë-Kosova dhe Mitrovica, hyrja nga Podujeva, në lagjen Vranjevc.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Luksemburgu drejt marrëveshjes së re 50 milionëshe

Ministrja Rizvanolli reagon ndaj raportimit të Kallxo.com: Janë marrë vetëm fjalët që irritojnë qytetarët

Para Ditës Botërore kundër Duhanit, paralajmërohen masa të reja dhe shtim i inspektorëve

Bislimi: VV-ja tani nuk ka nevojë për partnerë

Shënohet Dita Botërore kundër Duhanit

Kosova News 29/05/2025 29/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen 61 persona me urdhëresa tё gjykatave në Pejë gjatë majit
14:57 -30/05/2025
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë
14:35 -30/05/2025
Kosova dhe Luksemburgu drejt marrëveshjes së re 50 milionëshe
14:11 -30/05/2025
24 vjet e gjysmë burgim, Jon Hotit, për vrasjen e dyfishtë në Klinë
13:36 -30/05/2025
Vihet gur themeli i shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, Kurti: Lajm i mirë për arsimin
13:19 -30/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?