Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka publikuar pamje nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, e cila, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit amerikan – të kuqe, të bardhë dhe kaltër.
Sipas Ambasadës amerikane, ndriçimi i kupolave ikonike të Bibliotekës Kombëtare përfaqëson miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe partneritetin e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.
“Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndriçoi kupolat e saj ikonike me ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe kaltër më 4 korrik, duke shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.



