KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci: Të koordinuar mirë në sulm ishin edhe disa “Rugovista” të Hashimit, mirëpo kjo nuk do ta ndalë luftën time kundër krimit e korrupsionit
Lajme

Peci: Të koordinuar mirë në sulm ishin edhe disa “Rugovista” të Hashimit, mirëpo kjo nuk do ta ndalë luftën time kundër krimit e korrupsionit

Kosova News
Kosova News 19:47 -25/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se distancohet nga aktet e dhunës ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, ndaj fëmijëve në veqanti, pa dallim feje, etnie a komuniteti. Reagimi i ministrit Peci vjen pas publikimit të një video, në të cilën shihet se në një lokal u largua me forcë një e mitur edhe aty ndodhej vetë ministri Peci.

“Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht.

Siç rëndom ndodh, së fundmi të koordinuar mirë në sulm ishin edhe disa “Rugovista” të Hashimit”.Mirëpo kjo nuk do ta ndalë luftën time kundër krimit e korrupsionit sepse do të vazhdoj të punoj për shtet ligjor e dinjitoz”, tha Peci.

Sipas tij, 62 milionë euro këtë vit nuk shkuan në xhepat e atyre që blinin xhipa të zinj por tek bujqit e vërtetë të Kosovës e kjo siç shihet po iu pengon disave ashtu siç po iu pengojnë 26 milionë euro të projekteve të granteve që nuk shkuan tek shokët e tyre apo edhe denoncimi i keqpërdorimeve të shumta me pronat e Ministrisë së Bujqësisë.

Reagimi i plotë:

Së pari, distancohem nga secili akt që përcjellë dhunë ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, e ndaj fëmijëve në veqanti, pa dallim feje, etnie a komuniteti.

Së dyti, në mungesë të skandaleve në institucionin të cilin e udhëheqi si dhe për t’i zbehur sadopak sukseset në sektorin e bujqësisë, nuk janë të paktë ata që ditë e natë më ndjekin hap pas hapi duke xhiruar vazhdimisht, për të gjetur apo për ta shpikur ndonjë moment në të cilin unë kryej “veprime skandaloze”.

I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali.

Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht.

Siç rëndom ndodh, së fundmi të koordinuar mirë në sulm ishin edhe disa “Rugovista” të Hashimit. Mirëpo kjo nuk do ta ndalë luftën time kundër krimit e korrupsionit sepse do të vazhdoj të punoj për shtet ligjor e dinjitoz.

62 milionë euro këtë vit nuk shkuan në xhepat e atyre që blinin xhipa të zinj por tek bujqit e vërtetë të Kosovës e kjo siç shihet po iu pengon disave ashtu siç po iu pengojnë 26 milionë euro të projekteve të granteve që nuk shkuan tek shokët e tyre apo edhe denoncimi i keqpërdorimeve të shumta me pronat e Ministrisë së Bujqësisë.

Përkrahja per komunitetet jo-shumicë nga Qeveria e tanishme është më e madhe se asnjëherë, ndërsa dita-ditës, organet e rendit bëjnë përpjekje t’i luftojnë dukuritë negative, përfshirë edhe nevojën e fëmijëve për kërkimlëmoshë.

Është detyrë e institucioneve të largojnë nevojën e kërkimlëmoshës përmes promovimit të barazisë sociale me theks në mbrojtjen e kategorive më të pambrojtura. Modeli i politikanëve dhe “biznesmenëve” oriental e lindorë sikur duan që t’i shohin ministrat duke ndarë publikisht lëmoshë. E nëse përveq edukatës familjare ka diçka që na ka bindur se nuk duhet të keqpërdoren publikisht rastet e njerëzve në nevojë, është modeli i politikbërjes së Behxhet Pacollit përmes kinse fondacionit të tij. Politikanit të Kremlinit dhe atyre të financuar nga burimet të ngjajshme i them që nuk do të kenë rast të zbulojnë “skandale” nga pozita që e ushtroj me shumë përgjegjësi, ndaj i mbeten të kujdestarojnë nëse unë do të jem aksidentalisht pjesë e ambienteve ku abuzohet me të tjerë, në këtë rast një fëmijë. Edhe në këtë rast, nëse mediat duan t’i pëngjajnë mediave profesionale do të duhej të kujdeseshin për mbulimin e fytyrës fëmijës që publikohet në video.

Kjo vetëm e shpërfaqë para opinionit fytyrën e vërtetë të misionit të këtyre “mediave”, fytyrë të cilën ne që jemi pjesë e jetës publike ka kohë që e njohim.

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi

Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë

Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit

MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave

Kosova News 25/12/2022 25/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?