KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci: Bujqësia ndër shtyllat kryesore të ekonomisë, mund të adaptojmë lehtësisht praktikat inovative në këtë sektor
Politikë

Peci: Bujqësia ndër shtyllat kryesore të ekonomisë, mund të adaptojmë lehtësisht praktikat inovative në këtë sektor

Kosova News
Kosova News 15:34 -19/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se në Kosovë, sektori i bujqësisë është ndër shtyllat kryesore të ekonomisë. Peci ka thënë se ndonëse vend i vogël për nga territori, Kosova ka një potencial të madh për bashkëpunim.

Ministri Peci i bëri këto deklarata në hapjen e Forumit të parë të Biznesit Kosovë – Portugali, ku theksoi se në bujqësi suksesi fillon me dy elementë të rëndësishëm, kushtet të favorshëm klimatike dhe toka të shëndetshme, ku sipas tij, Kosova i ka të dyja, me një territor ku rreth 40 për qind është e mbuluar me tokë bujqësore të cilësisë së lartë dhe gjysma tjetër me pyje.

Ai ka theksuar se forumi i biznesit me Portugalinë është një mundësi e mahnitshme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në aspektin e fuqizimit ekonomik.

“Takimet ndërmjet përfaqësuesve të dy vendeve mike, si Portugalia dhe Kosova, janë gjithmonë një mundësi e mirë për të ruajtur marrëdhëniet politike. Kjo është një mundësi e mahnitshme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në aspektin e fuqizimit ekonomik. Vendi im mund të jetë i vogël për nga territori, por ju siguroj se zemrat tona janë të mëdha dhe ne kemi potencial të madh për bashkëpunim”, u shpreh Peci.

“Në Kosovë ekziston një traditë mbi 2000 vjeçare të vreshtave dhe kultivimit dhe konsumimit të verës, si pjesë përbërëse e traditës sonë. Vlen të theksohet se në Kosovë, sektori i bujqësisë është ndër shtyllat kryesore të ekonomisë, duke kontribuar 80-10 për qind në GDP një shifër që mund të arrijë deri në 15% nëse merret parasysh edhe sektori i industrisë ushqimore. Dhe në bujqësi suksesi fillon me dy elementë të rëndësishëm, kushtet të favorshëm klimatike dhe toka të shëndetshme. Kosova është e bekuar me të dyja, me një territor ku rreth 40% është e mbuluar me tokë bujqësore të cilësisë së lartë dhe gjysma tjetër me pyje, si një peizazh që të lë pa frymë. Mundësitë për zhvillim janë të pabesueshme. Ashtu si Portugalia, Kosova është e vendosur në mënyrë strategjike, gjë që na lejon të lehtësojmë tregtinë dinamike nëpër Evropë dhe më gjerë. Në fakt, importet tona të produkteve bujqësore nga Portugalia janë rritur për 943% gati dhjetëfish në dy vitet e fundit, duke demonstruar një partneritet të fortë dhe në zgjerim”, ka thënë ai.

Peci ka thënë se Kosova ka rritur eksportin për 94 për qind në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit për tre vitet e fundit.

Ai është shprehur se kanë vërejtur një rritje prej 27 për qind të pjesëmarrjes së njerëzve në bujqësi dhe se kjo tregon një potencial për rritje ekonomike.

Ai ka shtuar se gjatë tri viteve si ministër puna e tyre me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë është rritur me 184 për qind, duke shtuar 30 milionë euro.

“Përderisa ne vazhdojmë të përfitojmë nga importet portugeze, është thelbësore të theksohet fakti se Kosova ka rritur eksportin për 94% në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit për tre vitet e fundit. Me popullsinë më të re në Evropë, Kosova mund të adoptojë lehtësisht teknologjitë e reja dhe praktikat inovative në bujqësi, si faktorë kyç për ndalimin e migrimeve nga zonat rurale”.

“Si Ministri kemi filluar zhvillimin e një plani strategjik për dixhitalizimin e sektorit të bujqësisë në bashkëpunim me UNDP, FAO dhe UNICEF, duke marrë hapa të rëndësishëm për përdorimin e teknologjive të avancuara dhe praktikave të zgjuara bujqësore. Në fakt, ne kemi parë një rritje prej 27% të pjesëmarrjes së njerëzve në bujqësi dhe kjo tregon një potencial për rritje ekonomike. Kosova ka 44% mbulim pyjor. Pjesë e këtyre burimeve të arta tregon qartë potencialin tonë për bashkëpunim për turizmin malor. Që kur jam bërë ministër, puna jonë me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë është rritur me 184%, duke shtuar 30 milionë euro. Kjo rritje tregon përkushtimin tonë të fortë për transparencë dhe angazhim në përmirësimin e sektorit”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 19/06/2024 19/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?