KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja kërkon nga Qeveria të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri
Politikë

PDK-ja kërkon nga Qeveria të krijojë kushte për mbajtjen e seancave solemne të kryetarëve në veri

Kosova News
Kosova News 15:22 -21/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryetarët e rinj të Zveçanit e Zubin-Potokut, që janë nga radhët e PDK-së, po përballen me presion e nënçmim nga zyrtarë e segmente të Qeverisë, “posaçërisht nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal”.

Gjoshi në Facebook tha se të dy komunat kanë thirrur seancat solemne për dhënien e betimit, por, sipas tij, ministri i Pushtetit Lokal dhe zyrtarë të kësaj ministrie, kanë ushtruar vazhdimisht presion për ndërrimin të datës dhe lokacionit për mbajtjen e seancave.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne.

“Këto veprime të këtyre zyrtarëve nuk janë të bazuara në asnjë arsye legjitime, të cilën, ne do ta respektonim pa asnjë problem. Madje, as shkresë zyrtare në lidhje me këto kërkesa nuk kemi pasur. Prandaj, i gjithë ky teatër, është një tendencë për nënvlerësuar dhe dekurajuar kryetarët tanë, të zgjedhur në këto dy komuna. I bëjmë thirrje Qeverisë që të krijojë kushtet e nevojshme, sa më parë, për mbajtjen e seancave solemne. Mbi të gjitha, kërkojmë urgjentisht që ky presion, krejt i panevojshëm dhe jashtë çdo norme etike, të ndalet menjëherë. Dy Kryetarët nga radhët e PDK-së, të votuar për të udhëhequr komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, janë të përkushtuar për të punuar në të mirë qytetarëve, pa dallim. Prandaj, çdo komunikim me ta, i ftojmë Qeverinë që ta bëjnë zyrtarisht dhe bashkëpunimi, sipas ligjit, nuk do të mungojë asnjëherë.”, shkroi Gjoshi në Facebook.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit janë mbajtur më 23 prill. Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 73.5% të votave në Leposaviq, Albulena Behluli-Hetemi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 25% të votave, ndërsa Aleksandër Jabllanoviq, i cili ishte tërhequr nga gara, ka marrë 1.05% të votave. E në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 66.9% të votave, i pasuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Taulant Kelmendi me 23.4% të votave dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica me 9.7% të votave. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, në Zveçan, Ilir Peci i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 59% të votave, Fetah Peci i Vetëvendosjes ka marrë 37.3% të votave ndërsa Sllagjana Pantoviq ka marrë 3.6%. Ndërsa, në Zubin Potok ka fituar PDK me kandidatin Izmir Zeqiri i cili ka marrë 52.2% të votave, ndërsa kandidati i Vetëvendosjes, Flatron Hasani ka marrë 47.7% të votave.

Nis ceremonia e betimit të kryetarit të ri – Flamuri i Kosovës vendoset në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kosova News 21/05/2023 21/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?