KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK i kërkon Deharit që sot ta vazhdojë seancën konstituive
Politikë

PDK i kërkon Deharit që sot ta vazhdojë seancën konstituive

Kosova News
Kosova News 08:43 -20/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të vazhdojë sot në orën 11:00, duke e konsideruar të domosdoshme zhbllokimin e procesit të konstituimit të legjislativit.
Kërkesa është bërë nga sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila i është drejtuar kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

Në shkresën drejtuar Deharit, PDK-ja kërkon që vazhdimi i seancës të bëhet në përputhje me nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas PDK-së, vonesat në konstituimin e Kuvendit kanë krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë sa i përket respektimit të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e PDK-së.
Partia opozitare vlerëson se mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit e rëndon edhe më tej situatën.

“Mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë”, thuhet në shkresë.

PDK-ja i është referuar edhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se tejkalimi i afatit kushtetues nuk e eliminon detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

“Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, theksohet në kërkesën e PDK-së.

Gjithashtu lexoni:

Franca zgjedh ambasadorin e ri në Kosovë

Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin

Basha diskuton me homologun e tij maqedonas për rrugën Prizren-Tetovë

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Rrënimi i objekteve pa leje në liqenin e Radoniqit/ Pacolli: Liqenet që janë për ujë të pijshëm do t’i mbrojmë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?