KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Basha diskuton me homologun e tij maqedonas për rrugën Prizren-Tetovë
Politikë

Basha diskuton me homologun e tij maqedonas për rrugën Prizren-Tetovë

Kosova News
Kosova News 19:27 -19/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka takuar të mërkurën në Shkup zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikoloski.

Sipas njoftimit të MIT, ndër çështjet e diskutuara ishte edhe projekti strategjik i rrugës Prizren-Tetovë dhe ai i tunelit që pritet t’i lidhë dy vendet tona.

“Projekti Prizren-Tetovë është tashmë në proces, ndërsa ekipet tona teknike janë duke bashkëpunuar në hartimin e projektit. Sot u dakorduam që ky bashkëpunim të intensifikohet, të finalizohet sa më shpejt hartimi i projektit dhe më pas të vazhdojmë me procedurat për kontraktimin dhe realizimin e tij. Ky është një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme, i cili përmes tunelit do ta shkurtojë ndjeshëm distancën ndërmjet Prizrenit dhe Tetovës, duke krijuar një korridor të ri dhe shumë të rëndësishëm ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, citohet të ketë thënë Basha.

Për më tepër, ministri tha se është diskutuar edhe për avancimin e lidhjeve të tjera rrugore dhe hekurudhore ndërmjet dy vendeve, përfshirë autostradën Prishtinë-Shkup, rikthimin e komunikacionit hekurudhor dhe funksionalizimin e një stacioni të përbashkët hekurudhor kufitar, “One Stop Shop”.

Edhe ministri maqedonas, Aleksandar Nikoloski, pas takimit tha se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, si një lidhje e rëndësishme transporti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të kontribuojë në transport më të shpejtë dhe më të sigurt, lidhje më të madhe ekonomike dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Ai po ashtu theksoi se u bisedua edhe për projektin e ndërtimit të rrugës Tetovë-Prizren, “i cili paraqet një projekt të rëndësishëm infrastrukturor për lidhjen e mëtejshme të dy vendeve dhe avancimin e mobilitetit rajonal”.

“Ky projekt është në proces, ndërsa grupi punues i të dyja vendeve do të vazhdojë punën për finalizimin e projektimit të tij, pas së cilës do të vijojë nënshkrimi i marrëveshjeve ndërshtetërore për zbatimin e tij”, u shpreh Nikoloski.

Gjithashtu lexoni:

Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sundimin e ligjit dhe sigurinë

Rrënimi i objekteve pa leje në liqenin e Radoniqit/ Pacolli: Liqenet që janë për ujë të pijshëm do t’i mbrojmë

Pacolli lajmëron për rrënime të objekteve pa leje te Liqeni i Radoniqit

PDK i prezantoi si “prodhues vendorë”, por në aksionin para Qeverisë del se ata janë militantë të PDK-së

Presidentja (u.d.) Haxhiu takon Hargreaves-in, flasin për ‘‘nevojën e dialogut politik’’ për dalje nga ngërçi institucional

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?