KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK dhe LDK në Prizren, bllokojnë adresimin e çështjeve nga asamblistët – LVV dhe Guxo, lëshojnë seancën
Politikë

PDK dhe LDK në Prizren, bllokojnë adresimin e çështjeve nga asamblistët – LVV dhe Guxo, lëshojnë seancën

Kosova News
Kosova News 13:47 -30/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo dhe disa asamblistë të minoriteteve, të premten kanë bojkotuar seancën e Kuvendit të Prizrenit duke e lëshuar sallën në mënyrë kolektive, raporton KosovaNews.

Kjo pasi që me kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe përkrahjen e PDK-së në pushtet, nga rendi i ditës u hoq pika “Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme”,

Menjëherë pas lëshimit të sallës, asamblistët e LVV-së dhe ai i Partisë Guxo, kanë shpërthyer me reagime të ashpra në rrjete sociale duke thënë se me heqjen e kësaj pike, po u pamundësohet paraqitja e kritikave dhe adresimi i problemeve të qytetarëve të Prizrenit.

Asamblistja e LVV-së, Dafina Alishani ka thënë se ta heqësh pikën “Pyetjet e këshilltarëve komunal” nga rendi i ditës është e papranueshme dhe kundër demokracisë dhe kundër komponentëve bazë të qeverisjes së mirë.

Tutje tha se kjo qeverisje nuk po e sheh të arsyeshme t’i dëgjoj kërkesat e qytetarëve të cilat vijnë përmes këshilltarëve komunal.

Ndërkaq, asamblisti i LVV-së, Selman Sokoli ka deklaruar se PDK që i zgjidhë ‘problemet’ pa konkuru, nuk mendon që qytetarët kanë të drejtë të ngritin çështje të qytetarëve në Kuvendin Komunal, në vendin ku ata përfaqësohen përmes përmes përfaqësuesve të zgjedhur.

“Krejt kjo me ndihmën e LDK-së së Driton Selmanajt i cili erdhi në krye të kësaj partie në Prizren me idenë e të bërit opozitë, por si zakonisht, patericë e PDK-së”, tha ndër të tjerash Sokoli.

Edhe asamblisti, Islam Thaçi u shpreh se largimi i pikës të vetme ku mund të dëgjohen shqetësimet e qytetarëve është shenjë e keqe për pozitën por dega e LDK-së sipas tij duhet të analizojë pozitën karshi qytetarëve që i përfaqëson

Nga ana tjetër, asamblisti i Partisë Guxo, Petrit Hoxhaj, ka reaguar duke thënë se sot pytjet e kuvendarëve ndaj ekzekutivit, janë mjet drejtpërdrejtë për t’ua mbyllur gojën kuvendarëve për hallet dhe problemet e qytetarëve.

Gjithashtu lexoni:

Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri

Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike, LDK-ja do të vazhdojë të ofrojë zgjidhje

Osmani takon shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutojnë për krijimin e institucioneve

Kurti takoi kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza

Kosova News 30/12/2022 30/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Zafir Berisha ndahet nga NISMA e Fatmir Limës
20:58 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?