KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PD: Dënojmë përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt
PolitikëRajon

PD: Dënojmë përpjekjet e Serbisë që nxisin konflikt

Kosova News
Kosova News 14:15 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Shqiptare, Aldo Bumçi, deklaroi se partia e tij po ndjek me kujdes rigoroz dhe shqetësim të thellë situatën në Kosovë. Ai tha se PD i jep mbështetje të plotë qeverisë së Kosovës dhe institucioneve ligjzbatuese, të cilët janë në të drejtën e tyre legjitime dhe sovrane, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e Republikës.

“Ne e inkurajojmë si të drejtë vendimin e qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet në marrëdhëniet me Republikën fqinje të Serbisë. Qeverisë së Serbisë, i bëjmë thirrje t’u përmbahet të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut, dhe t’i zbatojnë ato pa vonesë. Ne dënojmë përpjekjet e Serbisë, përmes deklaratave dhe veprimeve që nxisin konfliktin, synojnë destabilizimin e Kosovës, dhe janë me pasoja për të gjithë rajonin”, deklaroi Bumçi.

Në të njëjtën kohë, Bumçi përshendeti maturinë dhe vendosmërinë e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe vetëpërmbajtjen e qytetarëve në menaxhimin e kujdesshëm të këtij provokimi të përsëritur.

Ndërkaq, shtoi se është e papranueshme heshtja e autoriteteve më të larta shtetërore.

“E konsiderojmë të papranueshme dhe të pajustifikueshme heshtjen e autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare, duke cenuar rëndë interesin kombëtar dhe kornizën e sigurisë rajonale. I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare, të ndërmarrë pa vonesë të gjithë hapat e nevojshëm për të mbështetur qeverinë e Kosovës, në përpjekjet legjitime për të ushtruar në mënyrë të plotë sovranitetin e saj, dhe të dënojë çdo akt të autoriteteve serbe që nxit konflikte për llogari të aktorëve të tretë. Qeveria shqiptare duhet t’i përmbahet detyrimit kushtetues për të mbrojtur interesat kombëtare kudo dhe kurdo ato kërcënohen”, tha ai.

Në fund, ai tha se theksojnë se përmes këtij rasti flagrant hipokrizinë e nismës së Ballkanit të Hapur dhe protagonistëve të saj Rama dhe Vuçiq.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?