KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë” – Haradinaj shpërthen pas katër vrasjeve në një ditë
Politikë

“Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë” – Haradinaj shpërthen pas katër vrasjeve në një ditë

Kosova News
Kosova News 10:12 -11/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas ngjarjeve të rënda që ndodhën të dielën në Kosovë, ku brenda një dite u shënuan katër vrasje, tri në Gjilan dhe një në Prizren.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj e cilësoi 10 gushtin si një ditë tragjike për vendin, duke kërkuar veprime urgjente nga institucionet për të parandaluar dhe ndëshkuar ashpër autorët e krimeve.

Lexo po ashtu:

Gjithçka që dihet rreth vrasjes së trefishtë në Gjilan – Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij ende në arrati

“Dita e 10 gushtit ishte një ditë tragjike për Kosovën. Vetëm brenda një dite, në vendin tonë ndodhën katër vrasje mizore”, shkruan Haradinaj, duke theksuar se tre persona u ekzekutuan në mënyrë makabre në Gjilan nga individë që ndër vite ishin të njohur për vepra të ndryshme penale, ndërsa një i ri u vra me thikë në Prizren.

- Reklamë -

Lexo po ashtu:

Arrestohet i dyshuari për vrasjen me thikë të Hekuran Shalës në Zhur të Prizrenit – Flasin nga Policia

Deputeti apelon për reflektim të menjëhershëm institucional, duke e cilësuar datën si “alarm për gjithë shoqërinë dhe për të gjitha institucionet tona, pa dallim”, që sipas tij, duhet të marrin masa të pamëshirshme ligjore, jo vetëm për ndëshkimin, por edhe për parandalimin e krimeve.

“Veproni sot, për të mos vajtuar nesër!”, shkruan Haradinaj në reagimin e tij.

Ai kërkoi gjithashtu që të ndërmerren veprime serioze për të çrrënjosur ndikimin e individëve me të kaluar kriminale edhe brenda institucioneve të rendit.

“Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë. Nuk ka komunë pa dukuri të tilla, dhe shumica prej tyre dihen edhe nga publiku”, thekson ai.

Ky reagim vjen një ditë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, ku tre persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos, si dhe pas therjes me thikë të një të riu në fshatin Zhur të Prizrenit, i cili më vonë ndërroi jetë në QKUK. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Kosova News 11/08/2025 11/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?