Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është në gjendje gatishmërie për të reaguar në çdo kohë pas reshjeve atmosferike të cilat shkaktuan vërshime në pjesë të ndryshme të vendit.
Përmes një njoftimi për media të MSH’së thuhet se të gjitha ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me drejtoritë shëndetësore komunale dhe spitalet rajonale.
“Ministria e Shëndetësisë lut qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të shmangin veçanërisht kalimet rrugore me prezencë të ujit”, thuhet në njoftim.