Nga 1 shkurti i këtij viti hyri në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendosi vetëm valuta euro si valutë zyrtare të përdoret për pagesa me para të gatshme. Si pasojë e këtij vendimi u ndalua edhe qarkullimi i dinarit serb në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithë kundërshtimet e Serbisë dhe Listes Serbe por edhe shqetësimet e ndërkombëtarëve për tensionim të situatës policia e Kosovës ndërmori aksione duke mbyllur disa banka të cilat operonin me valutën serbe.
Por duket që qytetarët serb që jetojnë në veri të Kosovës tashmë e kanë gjetur zgjidhje, ata kanë filluar të hapin këmbimore në veri të vendit ku u mundësohet ndërrimi i dinarit me valutën euro.
Në një fotografi të siguruar nga KosovaNews shihet se një qytetar serb ka hapur një këmbimore në shëtitoren kryesore të Mitrovicës Veriore.
Kjo këmbimore është hapur pikërisht afër objektit ku është vendosur “Meridian Express” i cili u hap dje, dhe tashmë qytetarët serb i kanë të gjitha mundësitë që t’i konverotojnë dinarët në euro për të blerë pastaj nëpër dyqane të ndryshme.


