KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas largimit të ushtarëve amerikanë – hapet rruga për turqit në Siri, pavarësisht pakënaqësisë izraelite
Botë

Pas largimit të ushtarëve amerikanë – hapet rruga për turqit në Siri, pavarësisht pakënaqësisë izraelite

Kosova News
Kosova News 15:56 -19/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të tërheqin rreth 600 ushtarë nga Siria, duke lënë më pak se 1000 për të bashkëpunuar me aleatët kurdë dhe milicitë lokale në luftën kundër Shtetit Islamik.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte tentuar të tërhiqte të gjitha forcat nga Siria gjatë mandatit të parë, por hasi në kundërshtimin e Pentagonit, pasi kjo u pa si braktisje e aleatëve dhe çoi në dorëheqjen e ish-sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis.

Trupat amerikane kanë qenë vendimtare jo vetëm në operacionet kundër Shtetit Islamik, por edhe si një mburojë për forcat kurde kundër Turqisë, e cila i konsideron ato të lidhura me grupe terroriste.

Tërheqja e 600 ushtarëve do ta kthejë praninë ushtarake në nivelin e viteve të kaluara, pas një fushate disavjeçare të SHBA-së dhe aleatëve të saj për të mposhtur ISIS-in.

SHBA-të kanë mbajtur rreth 900 ushtarë në Siri për të siguruar që militantët e ISIS-it të mos rikthejnë kontrollin në zona të caktuara, si dhe për të penguar militantët e mbështetur nga Irani të kontrabandojnë armë nëpër Sirinë jugore.

Numri i ushtarëve amerikanë u rrit në mbi 2000 pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ndërsa militantët e mbështetur nga Irani nisën të sulmonin trupat dhe interesat amerikane në rajon si përgjigje ndaj bombardimeve izraelite në Gaza.

Ndërkohë, sipas mediave izraelite, udhëheqësia politike dhe ushtarake e Izraelit po punon për të bindur SHBA-në që të kufizojë tërheqjen, nga frika se ky hap do të nxisë ambiciet e Turqisë për të kontrolluar Sirinë.

Ndryshe, Turqia raportohet se tani e tutje do të ketë më shumë përgjegjësi për sigurinë në Siri, të cilën e kanë konfirmuar edhe liderët e të dyja vendeve gjatë një takimi në Ankara. 

U.S. Forces Begin Syria Drawdown in Earnest

Sightings of U.S. convoys of equipment-laden trucks abound this morning as the first tranche of 600 U.S. forces slated to withdraw from Syria transfer control of their bases and outposts to Syrian Democratic Forces (SDF) subordinate to… pic.twitter.com/kUi88po8lC

— OSINTdefender (@sentdefender) April 18, 2025

Gjithashtu lexoni:

Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga sot deri të nesër

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore

Moti sot me diell

Vendoset gurthemeli i pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë

Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin

Kosova News 19/04/2025 19/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Xhaka te Milani, klubi italian kontakton Leverkusenin
09:43 -20/06/2025
I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dërgohet në QKUK
09:15 -20/06/2025
Gara çiklistike, këto rrugë bllokohen nga sot deri të nesër
09:11 -20/06/2025
Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?