KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas kundërshtimit të MASHTI-t për emërimin e bashkëshortes së Memli Krasniqit, reagon Instituti Albanologjik
Lajme

Pas kundërshtimit të MASHTI-t për emërimin e bashkëshortes së Memli Krasniqit, reagon Instituti Albanologjik

Kosova News
Kosova News 12:42 -24/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka reaguar ndaj një shkrimi të MASHTI-t, përmes të cilit është njoftuar opinionin publik  lidhur me kuorumin dhe vlefshmërinë e mbledhjes së Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, mbajtur më 20.06.2025, në të cilën u caktua ushtruesi i detyrës së drejtorit. Instituti Albanologjik nënvizon se kjo është një procedurë e brendshme institucionale, e rregulluar qartë në aktet e Institutit, ku MAShTI nuk ka rol vendimmarrës, por vetëm informohet pas vendimit.

Ministria e Arsimit konteston emërimin e gruas së Memli Krasniqit si ud. të drejtoreshës së Institutit Albanologjik

Ky reagim i Instituti Albanologjik i Prishtinës bëhet me synimin për të sqaruar opinionin për caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit nga Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik, duke shprehur, siç thuhet, habi për qasjen e MASHTI-t, që, përkundër njoftimit në afate të rregullta ligjore nga Instituti për këtë çështje, Ministria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të na kontaktuar apo sqaruar ndonjë paqartësi eventuale, por kanë zgjedhur të reagojnë vetëm në mënyrë publike.

Këshillit Drejtues sqaron se nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore apo statutore që parashikon obligimin për t’u dërguar paraprakisht materiale anëtarëve të këtij këshilli për shqyrtim.

“Në përputhje me praktikën e konsoliduar të Institutit Albanologjik, sekretari i Institutit e lexon në mbledhje raportin përkatës të Këshillit Shkencor dhe ua shpërndan atë në formë të shtypur anëtarëve të pranishëm, raport i cili bëhet pjesë përbërëse e procesverbalit të mbledhjes. Kjo mënyrë pune është ndjekur në mënyrë të pandërprerë dhe nuk është kontestuar asnjëherë më parë nga ndonjë anëtar i Këshillit Drejtues. Prandaj, pretendimi i tanishëm për mungesë materiali nuk përbën bazë për shtyrjen apo kontestimin e mbledhjes. Kjo përbërje e Këshillit Drejtues, gjatë periudhës 2024–2025, ka emëruar tre ushtrues detyre të drejtorit dhe, në asnjërin rast, anëtarët e emëruar nga MASHTI nuk kanë kontestuar procedurën dhe nuk kanë kërkuar materiale paraprake, kërkesë që nuk gjen mbështetje në asnjë akt statutor”, thuhet në reagim.

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik bën të ditur se “në përputhje me nenin 29 të Statutit të Institutit dhe nenin 6.8 të Rregullores së Këshillit Drejtues, caktimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit është kompetencë ekskluzive e Këshillit Drejtues, mbi bazën e propozimit të Këshillit Shkencor dhe me votim të shumicës së anëtarëve”.

Më tej, Këshilli Drejtues nënvizon se kjo është një procedurë e brendshme institucionale, e rregulluar qartë në aktet e Institutit, ku MASHTI nuk ka rol vendimmarrës, por vetëm informohet pas vendimit. “Ndërhyrjet ose komentet mbi ligjshmërinë e kësaj procedure nga jashtë institucionit nuk kanë bazë ligjore”, thuhet, mes tjerash, në reagimin e Institutit Albanologjik i Prishtinës.

Tutje, Instituti Albanologjik qartëson përbërjen dhe rregulloren e punës së Këshillit Drejtues të këtij instituti.

Gjithashtu lexoni:

Osmani pret Rohden: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Aprovimi i propozimit të një paditësit nga Gjykata Komerciale, ZRRE: Nuk nënkupton pezullimin e tërësishëm të procesit të hapjes së tregut

Buxheti për zgjedhjet përplas anëtarët e KQZ-së

Osmani pret në takim Mathisen, diskutojnë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon

Kosova News 24/06/2025 24/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
few clouds
33° _ 31°
29%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Osmani pret Rohden: Moskonstituimi i institucioneve ka implikime në procese të tjera të rëndësishme për vendin
17:58 -24/06/2025
Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille
17:54 -24/06/2025
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit
17:44 -24/06/2025
Aprovimi i propozimit të një paditësit nga Gjykata Komerciale, ZRRE: Nuk nënkupton pezullimin e tërësishëm të procesit të hapjes së tregut
17:36 -24/06/2025
MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Vendimi për emërimin e ushtrueses së detyrës është i pavlefshëm
17:34 -24/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?