Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është liruar pas intervistimit në zyrat e EULEX-it të premten mbrëma. Lirimit të Lushtakut i janë gëzuar disa të pranishëm para zyrave të EULEX-it dhe e kanë duartrokitur, në mesin e të cilëve ishte edhe gazetari Berat Buzhala, i cili u pa duke hipur me të në makinë gjatë largimit.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe avokati i tij dhe zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku.
“Po, mund të konfirmoj se Sami Lushtaku është liruar. Me aq sa kemi informacion, ndalimi i tij ka të bëjë me telefonin”, ka thënë ai.
Sipas burimeve, Sami Lushtakut i është konfiskuar telefoni.



