KosovaNews ditë më parë ka publikuar një hulumtim ekskluziv për kompaninë që lidhet me vëllezërit Devolli, respektivisht ArtMotion, e cila rrufeshëm gllabëroi rrjetin kabllor të internetit dhe të përmbajtjeve televizive, në veçanti ato sportive, duke e monopolizuar tregun tashmë në gjithë Kosovën.
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK) sot në orët e pasditës ka marrë vendim të shfuqizoj certifikatën e biznesit të Kompanisë “Art Motion”.
Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet: “Art Motion” përbën “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.
Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi”.
Mes tjerash në vendimin e ARBK-së sqarohet se si ish- ushtruesja e detyrës së drejtores në ARBK, znj. Pranvera Pestreshi ka keqpërdorur autoritetin dhe në vendimet e mëparshme kundërligjshëm ka vendosur në favor të biznesit.


Ditë më parë dhe pas raportimit ekskluziv të KosovaNews, ARBK ia shfuqizoi çertifikatën e biznesit edhe Klan Kosovës.
KosovaNews ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësinë e televizionit kombëtar Klan Kosova që nga fillimet e operimit të tij në Kosovë e deri më sot. Në kohën kur i gjithë opinioni publik e di që Klan Kosova është pronë e vëllezërve Devolli më saktësisht Shkëlqim Devollit nga hulumtimi ynë e vërteta del të jetë krejt ndryshe dhe për më tepër SKANDALOZE.