KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas akuzave për shkrim kundër UÇK-së, reagon Basha: E çmoj lartë luftën për liri
Lajme

Pas akuzave për shkrim kundër UÇK-së, reagon Basha: E çmoj lartë luftën për liri

Kosova News
Kosova News 10:48 -28/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se e çmon lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit për liri, në një reagim të mërkurën në mbrëmje, pas raportimeve se ai kishte shkruar para 12 vjetëve një artikull kundër UÇK-së.

Në një reagim në rrjete sociale ai i ka cilësuar shkrimet si raportime të rreme dhe sulme ndaj tij. Basha, emri i të cilit figuron në punimin “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi transnacional, Islami fundamental dhe aleancat e pashenjta”, ka thënë se përgjegjësia e tij në këtë artikull qëndron vetëm për kapitullin për depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën.

“Punimi që po qarkullon në media është i vitit 2012, në kohën kur unë kam qenë student. Autorësia ime në këtë artikull i përket vetëm Kapitullit 3, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën. Këtu përfundon përgjegjësia ime  lidhur me punimin në fjalë. Në lidhje me këtë çështje, tashmë është sqaruar për media edhe vet autorja Jana Arsovska, e cila ka dërguar një email demantues, dhe e ka bërë të qartë që unë kam dorëzuar për publikim vetëm Kapitullin 3 dhe mbaj përgjegjësi vetëm për përmbajtjen në atë kapitull”, ka shkruar ai në Facebook.

Basha ka thënë se ai nuk ka bërë asnjëherë përmbajtje që bie ndesh me vlerat e UÇK-së dhe luftën për liri.

“Unë, Dimal Basha, e çmoj lart luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën e popullit tonë për liri. Nga goja ime dhe nga duart e mia nuk është shkruar dhe nuk do të mund të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë. I kërkoj falje qytetarëve që janë shqetësuar nga ky raportim i rremë, dhe prandaj lus mediat që të raportojnë drejtë dhe saktë, e në veçanti për tema kaq të ndjeshme, që nuk lidhen vetëm me mua personalisht, por me tërë popullin e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.

Në rrjete sociale të mërkurën është nxitur diskutim mbi Bashën pas publikimit të një artikulli ku thuhet se Basha kishte shkruar kundër UÇK-së. Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar shkarkimin e Bashës, teksa ka publikuar një pjesë të artikullit. E reagim më pas pati edhe nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ka vlerësuar se është “e pafalshme që Kuvendi të udhëhiqet nga një njeri që ka fyer e sulmuar UÇK-në dhe dëshmorët

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 28/08/2025 28/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?