KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Partia e serbëve të Kosovës del kundër Listës Serbe: Nuk e përfaqësoni popullin serb
Politikë

​Partia e serbëve të Kosovës del kundër Listës Serbe: Nuk e përfaqësoni popullin serb

Kosova News
Kosova News 18:10 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia e serbëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të katër Kuvendeve Komunale nga veriu i Kosovës në Zveçan për dalje nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një zgjidhje për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

Në një reagim për media thuhet se veprimi i sotëm i Listës Serbe paraqet pjesën e fundit të operës tragjike me regji të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Zotërinj nga Lista Serbe, harroni se ju nuk përfaqësoni popullin serb, por vetëm ata serb të shantazhuar, të cilët duhet t’ju votojnë për të ruajtur një ekzistencë minimale për familjen e tyre. Ju po i jepni vetes të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e pjesës së popullit tonë në Kosovë, duke i harruar me vetëdije serbët në jug të Ibrit”, thuhet në reagim.

Ndryshe, kuvendet komunale të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës sot unanimisht miratuan një deklaratë të përbërë nga gjashtë pika, përmes së cilës parashihet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një kompromis mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje.

Pika e parë nënkupton që në emër të qytetarëve të komunave veriore i ofrohet përkrahje e plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në afat prej shtatë ditësh, përmes dialogut të gjejë një kompromis të qëndrueshëm dhe afatgjatë rreth targave dhe letërnjoftimeve, gjithnjë në interes të qytetarëve dhe në pajtim me paqen dhe stabilitetin.

E dyta, që urgjentisht të formohet asociacioni i komunave serbe sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Pika tre sipas kësaj deklarate, fton KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare që të sigurojë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Në pikën katër ftohen qytetarët të mos bien pre e vendimeve “të njëanshme” dhe oferta e Albin Kurtit. Në pikën pesë thuhet se përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut do të jenë gjithmonë pranë qytetarëve të tyre duke luftuar për paqe dhe jetë të dinjitetshme për ta.

Pika e fundit potencon se në rast të mos arritjes së një zgjidhjeje, të gjithë përfaqësuesit politikë së bashku me bashkëqytetarët e tyre do të fillojnë procesin e braktisjes së institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu institucionet qendrore dhe lokale deri te gjykatat, prokuroritë, policia etj./kp

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?