KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërohet ulje e mëtejmë e çmimeve të derivateve në Kosovë
Ekonomi

Paralajmërohet ulje e mëtejmë e çmimeve të derivateve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 09:02 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se nga muaji mars çmimi i derivateve do të bjerë dukshëm. Sipas tij, çmimi i derivateve në Kosovë është më lirë në krahasim me vendet tjera të rajonit.

Berjani ka thënë se vendimi i fundit i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktim të marzhës së fitimit maksimal, është i njëanshëm, por që thotë se janë duke e respektuar.

“Sa i përket vendimit të Ministrisë së Tregtisë, ky është vendim i cili është nxjerr pa prezencën tonë, ku obligative ka qenë që pjesë e këtij vendimi për t’u nxjerrë është dashur që të jetë edhe Shoqata e Naftëtarëve. Si shoqatë dhe si biznese të sektorit të naftës, vendimi është duke u respektuar dhe u respektua me kohë. Ky vendim është pak më ndryshe se dy vendimet e kaluara ky është me marzhe tregtare apo marzhe fitimi. Marzha e fitimit është për importues 2 cent, ndërsa me pakicë është 12 cent. Nuk është e mjaftueshme kjo marzhë, por vendimi po respektohet në gjithë Kosovën”, ka thënë ai për EO.

Berjani ka thënë se çmimi i derivateve në Kosovë është shumë i ulët. Çmimi aktual në treg është rreth 1.35 cent për litër.

“Sa i përket çmimit të derivateve të naftës, çmimi sot sillet një litër dizel 1 euro e 35 centë, ndërsa benzina 1, euro e 32 centë. Jemi më të lirët në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, kështu që qytetarët tonë janë duke u furnizuar me çmimi real. Sipas informatave që i kemi nga organizata prodhuese ‘OPEK’, është një realitet dhe pritet që muaji mars të ketë çmim më të lirë të derivateve. Kështu që mendojmë sipas organizatës prodhuese ‘OPEK’ e cila e ka nxjerr një vendim thuhet se fundi i marsit do të jetë stabilizim i tregut në tërë globin”, u shpreh ai.

Ndërsa për kërkesat e opozitës që të largohet përkohësisht akciza e naftës, Berjani i konsideron si të padrejta. Thotë se me të mbushet buxheti i shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?