KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërimet e AKI-së për trajtimin e serbëve në Rashkë u konfirmuan
Siguri

Paralajmërimet e AKI-së për trajtimin e serbëve në Rashkë u konfirmuan

Kosova News
Kosova News 21:04 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një paralajmërim se të rinj serbë po trajnohen në Rashkë, për të destabilizuar situatën në veri të Kosovës, u dhanë qysh në prill të këtij viti. Sipas Ganimete Musliut, kryetare e komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, kjo tashmë është konfirmuar dhe se sipas saj institucionet duhet të jenë më të kujdesshme për të gjitha informacionet e dyshimta që kanë. Në këtë grup terroristësh, sipas njohësve të sigurisë të përfshirë janë anëtaret e dy organizatave që tashmë Kosova i ka shpallur terroriste

Përkundër që Qeveria e Kosovës, tash e disa muaj shpalli organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, terroriste, kjo nuk po ndikon që të njëjtat të ndalin veprimtarinë e tyre në veri të vendit.

Në sulmin terrorist gjatë së dielës, ku mbeti i vrarë një zyrtarë policor janë të përfshirë edhe pjesëtarë të këtyre organizatave, që besohet të jenë pjesë e tyre edhe ish zyrtarët policor serb që dhanë dorëheqje rreth një vit më parë.

Por, një paralajmërim se shumë të rinj nga komunat veriore po trajnoheshin në Rashkë të Serbisë, për të iu bashkuar këtyre grupeve kriminale në veri, e kishte thënë edhe kryetarja e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Musliu thotë në situatën që ndodhemi duhet të kemi kujdes me informacionet. Ajo shton se u vërtetua ajo çfarë kishte paralajmëruar gjatë muajit prill të këtij viti.

“Fatkeqësisht kjo tashmë është e konfirmuar vetë fakti që ne pamë grupe të pajisura me uniforma e me arsenal armësh, kjo tregon që informatat që i kemi dhënë ne kanë qenë të sakta dhe kanë qenë të bazuara, sepse unë asnjëherë nuk marr përgjegjësi ose të marr guxim të dal të flasë pa i pasur informatat e konfirmuara edhe në prill kur jam deklaruar për këto grupe unë i kam pasur informatat e konfirmuara”, ka deklaruar Musliu.

Musliu shton se planifikojnë që gjatë javës tjetër të e ftojnë drejtorin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, për të raportuar në komision për situatën në veri, dhe për masat që do të ndërmerren tutje.

Ndërkohë dyshime nuk ka sipas Selam Shkodrës që dikur ishte numri dy i MPB-së, që grupi që sulmoi policinë e Kosovës janë pjesëtarë të organizatave terroriste.

“Këta natyrisht që janë pjesëtarë të organizatave terroriste, se cilës organizatë e përkatësisë së saj që i takojnë nuk mund ta themi sepse hetimet do ta tregojnë d.m.th. nga cila organizatë derivojnë këta, mirëpo aktiviteti i tyre është aktivitet terrorist të njëjtit vetëm kanë kryer një vepër terroriste duke marr jetën e pjesëtarit të policisë së Kosovës dhe nuk mund të kualifikohen ndryshe. Unë mendoj se të gjitha ato organizata që kanë veprimtarinë e tyre qëllimin e tyre që të kryejnë akte terroriste duhet të marrin goditjen e merituar nga shteti”, ka thënë ai.

Përveçse pjesëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në veri, sipas Hajrullah Tërnavës, personat që tashmë janë arrestuar nga policia e Kosovës, janë të udhëhequr edhe nga krerët e shtetit të Serbisë.

“Këta njerëz sikur Radojciqi dhe të tjerë, që marrin pjesë dhe janë të radhitur në ato grupe terroriste janë të përkrahur drejtpërdrejtë prej shtetit të Serbisë, prej Vuqiqit sepse edhe Vuqiqi para një muaji u kërcënonte dhe thoshte se nëse nuk bëhet Asociacioni, provokonte se e sheh Kosova çka e ka gjetur”, ka thënë Tërnava.

Me 29 qershor qeveria e Kosovës, ka shpallur terroriste dy organizata terroriste.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk kanë kthyer përgjigje nëse kanë arritur të saktësojnë se cilës organizatë iu përkisnin të arrestuarit, dhe nëse ndonjëri prej tyre janë qenë punonjës në institucione publike të Kosovës/RTVD

Gjithashtu lexoni:

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Kosova News 27/09/2023 27/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?