KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të bankave
Siguri

Paralajmërim nga BQK: Kujdes nga mesazhet mashtruese në emër të bankave

Kosova News
Kosova News 14:21 -12/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët lidhur me një fushatë mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve SMS, e cila synon vjedhjen e të dhënave financiare.

Sipas BQK-së, mesazhet mashtruese paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga banka komerciale dhe përmbajnë kërkesa urgjente për veprim, si dhe lidhje të dyshimta që mund të çojnë në keqpërdorim të të dhënave bankare.

BQK u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Institucioni këshillon që të dhënat e kartelave bankare të ruhen me kujdes dhe të mos ndahen asnjëherë përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të mos hapin lidhje të dyshimta, të mos kryejnë pagesa apo të vendosin të dhëna bankare përmes linkeve të dërguara me SMS dhe të përdorin vetëm faqet zyrtare dhe aplikacionet e verifikuara të bankave.

BQK thekson rëndësinë e aktivizimit të njoftimeve për çdo transaksion dhe kontrollit të rregullt të historisë së pagesave dhe transferave. Në rast të pranimit të ndonjë mesazhi të dyshimtë, qytetarët këshillohen ta raportojnë menjëherë atë te banka ose institucioni i tyre financiar.

“Mos u mashtroni dhe tregoni kujdes për sigurinë tuaj online”, është apeli i BQK-së për të gjithë qytetarët. /Telegrafi

Gjithashtu lexoni:

Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari

Media izraelite tregon se çfarë do të bëjnë ushtarët e FSK-së në Gazë krah atyre shqiptarë, marokenë e kazakë

Kokainë, marihuanë, armë dhe mijëra euro, aktakuzë ndaj gjashtë personave në Suharekë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj oficerit korrektues në Dubravë për “Marrje ryshfeti”

Gjendet trupi i Erkin Likës pasi ra në lumin Mat gjatë ngjitjes me litar

Kosova News 12/01/2026 12/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?