Më 30 qershor, një vajzë 23-vjeçare ka raportuar për dhunë në familje që i shkaktoi i fejuari i saj i cili ndodhej jashtë vendit. E reja nga fshati Ramnishtë kishte deklaruar se i fejuari i saj po e keqtrajton, duke e kërcënuar edhe me vrasje. Policia pati nisur hetimet, por i dyshuari nuk gjendej në Kosovë. Por pas një muaji, KosovaNews mëson se ai është kthyer nga Gjermania dhe ka përfunduar në prangat e Policisë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari U.A., është shoqëruar gjatë ditës së djeshme në stacion policor, ndërkohë që në shtëpinë e tij është kryer bastisje, me urdhër të Prokurorit dhe aprovim të gjyqtarit, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.
Pasi është kryer kontrolli, i riu është intervistuar në Polici, ku është përballur me denoncimin kundër tij, për dhunë, kërcënime e shantazh.


